• |
ide | kryesore

Berisha: Nesër në orën 10:00, i gjithë biznesi në protestë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rritja e çmimit të naftës, atij të energjisë, taksat dhe gjobat që priten të shtohen në vitin 2023 ka bërë që biznesi nesër të ngrihet në protestë.

Njoftimi fillestar është bërë nga Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, me anë të një deklarate ku kanë paraqitur dhe ankesat e kërkesat e tyre.

Edhe kreu i PD-së, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka bërë thirrje që nesër në orën 10:00 i gjithë biznesi të ngrihet në protestë dhe të ulë qepenat ndaj politikave negative të qeverisë së Edi Ramës.

‘Nesër, në ora 10:00, i gjithë biznesi në protestë!’, shkruan kreu i PD-së, Sali Berisha në postimin e tij në Facebook, që e shoqëron edhe me ankesat dhe revoltën e biznesit.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *