• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh në Kamzë, policia në kërkim të një motori

Arkiva, Lajme, Të fundit
shtëna thikë grabitje Tiranë tritoli



Të shtëna armësh janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në Kamzë. Sipas policisë ka qenë një shtetas ende i paidentifikuar autor i tyre.

Ai ka qenë duke lëvizur me një motor në momentin që ka qëlluar me armë zjarri. Policia thotë se nga këto të shtëna nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *