• |
ide | kryesore

Plagosje në Vlorë, i riu godet me thikë 58-vjeçarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Policia, arrest, arrestim, vjedhje, aksident



Një plagosje më thikë është regjistruar në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit në Orikum. Dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi S. J., rreth 25 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka dëmtuar me thikë shtetasin F. H., rreth 58 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *