• |
ide | kryesore

Ish-ambasadori Delawie: Tensionet nuk erdhën për shkak të targave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Thelbi i tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është te targat, por në refuzimin e Serbisë për të pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës që prej 25 vitesh. Kështu tha ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie.

Kështu tha Delawie në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Njeriu që shërbeu në Kosovë prej vitit 2015 gjer më 2018 u shpreh se serbët duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, prej të cilave janë larguar, sepse kjo është në vetë interesin më të mirë të tyre.

“Zyrtarët e minoritetit serb janë të kontrolluar nga Qeveria e Serbisë, siç është edhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të kundërshtohet qeveria e Kosovës”. 

Përkundër faktit se, si shumica e bashkësisë ndërkombëtare, ai nuk është i njohur me detajet e të ashtuquajturës marrëveshje franko-gjermane për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por thotë se se ka besim tek nismëtarët.

“Unë besoj në aftësinë dhe motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të dalë me një nismë krijuese për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore,” përfundon ambasadori Greg Delawie për Zërin e Amerikës.



1 Comment

  1. Opozita e Kosoves,me Ramushin ,ne balle,t’;a degjoje mire kete ish ambasador amerikan (pra ambasador i nje vendi me mik,ose mik mbi miqte),dhe te kerkoje falje,per reaksionin e kote e artificial,por sidomos Ramushi i Haradinajve,per largimin e tij,nga takimi qe u zhvidhua,ne qeverine e Kosoves!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *