• |
ide | kryesore

Berisha për buxhetin: Kjo është vjedhja më e madhe që një qeveri i ka bërë ndonjëherë shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Në fjalimin në Kuvend për buxhetin, Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë për korrupsion dhe abuzim me fondet. Ai solli në vëmendje koston e lartë të ndërtimit të rrugëve nga qeveria “Rama”

Pjesë nga fjala e Berishës.

“Ky është buxheti i vjedhjes më të madhe që një qeveri i ka bërë ndonjëherë shqiptarëve në historinë e tyre. Për të dokumentuar këto ju bëj me dije qe gjatë viteve 2005-2013 rritja ishte 530 miliardë klekë kundrejt vetëm 400 miliardë që rritja e 9 viteve të vjedhjeve të mëdha. Borxhi publik që kulmon me vjedhjen më të madhe historike u rrit me 500 mld lekë, në vitet 2005-2013 u rrit me 360 mld lekë. Pra rritja ishte 170 mld lekë më e madhe. Nuk është vetëm kaq sepse ju rritet taksat, rritja e taksave në këtovite shkon mesatarisht 500 mln euro në vit, në total shkon 4.5 mld euro. Ku shkuan këto para, në qoftë se me 500 mln taksa në vit më pak, me një borxh me tetë vite vetëm 320 mld kundër 520 mld që morët ju, u ndërtuar rrugë, shkolla e objekte arsimore, vepra të përpunimit ët ujërave të zeza, Shqipëria digjitale, me dhjetra rrjete kanalizime ujësjellësash, u dyfishuan rrogat e pensionet, ndihmat ekonomike por çfarë u bë, ku shkuan miliardat tuaja a mund të thoni, ku avulluan ato, rrogat as pensionet nuk u rriten, shqptarët janë me rrogë më të ulët ën Ballkan, asnjë punë tuajën nuk i tregoni dot shqiptarëve në nëntë vite. Të gjitha janë vazhdimet e punëve në ndërtim e sipër. Ndërtuat 7 kilometra rrugë e vodhët me thes, nuk mohoj se përfundoi rruga Kardhiq-Delvinë por si u ndërtuan, me 700 mijë euro kiometri. Tani pas 10 vitesh shtoni dhe 16mln të tjera për ti vjedhur se nuk jeni ngopur.”- tha Berisha.



12 Comments

  1. Dikur edhe pse pa breke ne bythe , shprehja ishte : ishte nga fitorja ne fitore . Ndersa sot eshte : nga vjedhja ne mega vjedhje . Revolucioni eshte domosdoshmeri , vetem plumbi i lane hesapet me kete superhajdut te marrosur pas parase .

  2. Sali Berisha tregon se në atë kohë, ish- ambasadori Donald Lu i pat shkuar në zyrë dhe i ka treguar dosjen e financimeve ruse për PD. Nga mënyra si e tregon Berisha, e vetmja gjë e qartë është se Berisha ka refuzuar ta pranojë atë dosje. Vet ambasadori Lu nuk ka folur publikisht për këtë çështje.

    Por pse amerikanët shkuan tek Berisha dhe jo tek Lulzim Basha për dosjen ruse?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *