• |
ide | kryesore

“Corriere”: Italia kërkon ujë nga Shqipëria, projekti në tryezën e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Corriere



Gazeta italiane “Corriere della Sera” ka publikuar pjesë të një projekti për transportin e ujit të pijshëm nga Shqipëria në Itali. Në shkrim jepen detaje se projekti nuk është vetëm një ide, por ka shifra dhe përllogaritje të investimit. Për këtë projekt nuk ka pasur asnjë koment deri tani nga autoritetet shqiptare.

Bëhet fjalë për një tubacion nënujor që do të nisë në Gjirokastër dhe do të përfundojë në Galugnano në Salento. 85 kilometra do të jenë nën ujë ndërsa 120 km nën tokë. Uji do të përdoret për të furnizuar zonat e Basilicata dhe Campania që deri tani kanë pasur nevojë për marrjen e tij nga rajonet fqinje.

Në shkrim thuhet se fillimisht kjo ide është hedhur poshtë duke marrë parasysh studimet e fizibilitetit të bëra kohë më parë. Ajo është rimarrë tashmë nga Presidenti i Confindustria Puglia që përfaqëson edhe kompanitë italiane që prodhojnë në vendin tonë, Sergio Fontana. Në asamblenë e territorit të Barit ai apeloi për rikthimin e vëmendjes tek ky projekt.

“Këtu, në Pulia, ne kemi aftësitë për të qenë një pikë referimi kombëtare për politikën e ujit. Kemi “Ujësjellësin Puliez”, më të madhin në Evropë. Kemi edhe stacionin e parë kontraktues në Pulia. Të bashkuar nga deti Adriatik kemi përballë Shqipërinë. Një vend shumë të pasur me ujë.

Ne kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie me Shqipërinë. Ne kemi një mundësi të madhe për të trajtuar krizën e ujit në mënyrë parandaluese. Ne mund t’i japim jetë këtij projekti të madh dhe ambicioz. Të ndërtojmë një infrastrukturë mbresëlënëse ujore në detin Adriatik midis Pulias dhe Shqipërisë” – tha ai.

Numrat e projektit

Për të ndërtuar infrastrukturën do të duheshin të paktën 4 vjet punë dhe 1 miliard euro. Këto mund të financohen nga Bei, Bers, shteti italian, Rajoni dhe mjetet e veta të Ujësjellësit të Pulias. Qëllimi është të transportohen 150 milionë metra kub ujë në vit në Pulia me një tubacion nënujor që do të arrinte 850 metra nën nivelin e detit në pikat më të thella. Javët e fundit presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano i shkroi kryeministrit shqiptar Edi Rama për të shprehur interesin për këtë projekt.

“Interesat e Pulias dhe Italisë janë të larta në këtë projekt. Kjo duke pasur parasysh thatësirën që ka karakterizuar vitet e fundit. Por edhe Shqipëria do të kishte përfitime duke qenë se do të hapeshin 8000 vende të reja pune direkte dhe indirekte” – e mbyll shkrimin e saj “Corriere della Sera”.

Edhe Korfuzi kërkon ujin e Syrit të “kaltër”

Jo më larg se në qershor të këtij viti edhe mediat greke publikuan idenë e marrjes së ujit të pijshëm nga Shqipëria. Ishte kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris që ngriti çështjen. Sipas tij kjo zgjidhte mungesën e ujit në dekadat e ardhshme në këtë ishull. ERT NEWS shkroi se po përgatitej një marrëveshje midis vendit fqinj dhe qeverisë shqiptare. Edhe në këtë rast uji i kulluar do transferohej me një tubacion nënujor.

Pas publikimit të lajmit ai u mohua nga autoritetet shqiptare. Ato thanë se nuk ka asnjë interes apo marrëveshje për këtë çështje. Për herë të parë lajmet për furnizimin e Korfuzit me ujin e kulluar të “Syrit të kaltër” dolën në vitin 2001. Kanë qenë disa propozime greke ndër vite për këtë çështje, por asnjëherë pala shqiptare nuk ka dhënë dritën jeshile për një marrëveshje të tillë. ©LAPSI.al 

LEXO EDHE: Propozimi/ Ishulli i Korfuzit të furnizohet me ujin e Syrit të Kaltër



23 Comments

    1. Ne Shqiperi cdo gje eshte vjedhur vetem uji dhe ajri ka mbetur pa u vjedhur Ne si Shqiptare paguajme cmimin me te larte te ujit ne bote edhe pse kostoja deri ne konsumatori eshte fare minimale

  1. Shume mire. Shqiperia ka plot rezerva uji te pijshem

    Minimumi qe mund te bejme per Italine.

    Plus arkat e shtetit mbushen me te ardhura.

    Sigurisht kori i laraskave do te filloje te kendoje kengen e zakonshme.

    1. Ke te drejte, por uji ne itali kushton me pak se ne Shqiperi dhe arkat nuk i mbush aspak. Parashikohet qe ne vitet e ardheshme te kete thatesira te tejzgjatura dhe Shqiperi do jete nje nga vendet me te prekura nga thatesira.. Ja vlen ti japesh edhe ato burime qe ka, Italise?? Apo ju te ridhjerjes u eshte bere syri baker per pare..

      1. Dhe ne cfare niveli do te preket Shqiperia nga thatesirat? 10%, 20%…?!

        Dyshoj qe investitore te medhenj nderkombetare duke nisur nga Norvegjezet ne Gramsh dhe Amerikanet ne Diber, pa permendur me te vegjelit, kane hedhur e do te hedhin miliarda Dollare investime per HEC-e ne nje vend qe se shpejti do te preket nga nje thatesire e nje niveli te tille qe do te kompromentonte operimin e tyre.

        Thatesire?! E zejme se eshte ok. Por sa?

        Pra mos ngaterroni shtretine e kampit tuaj politik, (ose me sakte “barakes tuaj”), me situaten hidrike ne vend.

        1. Ai u afrua duke shtrënguar duart me ish-kryeministrin teksa tha se ky është fati më i madh i jetës së tij.

          “Unë e porosita ta bëj 2 me 2 sa një derë e blinduar. Por ai ma bëri të vogël, tha ka rëndësi që është simbolike.

          Kam kënqësinë t’i jap dorën doktorit. Është fati më i madh i jetës time të takoj doktorin pas 30 vitesh që e ndjek pas”

        2. Une mendoj ti a japim syrin e kalter grekut meqe i a dhame detin e pastaj qe mos i mbetet hatri italise i japim edhe asaj cfare kerkon mjaft qe mos na pengojne te hyjme ne BE pas nja 20 vjetesh lakuriq se nuk do na kete mbetur gje

        3. Mjafton te sbikosh raportet e bankes boterore. Parashikimet jane per zvogelim sensibel te disponibilitetit te ujit. Ti nuk mund te marresh rrezikun e dhenies se ujit te burimeve natyrore duke qene se nuk ke investuar ne asnje ujembledhes..eshte kunder popullsise

          1. Po mire mo kari, a e shikon skemen ne foto? A e shikon nga merret uji? A e di ti cfare uji eshte ai? Ai eshte uje sezonal rreshjesh qe per momentin derdhet ne det.

            Dhe ku qendron rreziku? Kur te mos kesh nuk do japesh.

            Mos u shqeteso shume se do stresohesh dhe stresi demton shendetin.

        4. O kafshe militante, bregdetin e shqyet ne beton e leje ndertimi, naften ua shitet kinezeve e aeroportin kastrateve me aksionet e rames, tani doni tua shisni ujin miqve qe po u krehin bishtin.. Mjafton te kuptoni qe uji eshte jete e mireqenie. Pa drita ne shtepi mund te rrish por jo pa uje.. Leqe ku merrni vesh rraca juaj..

          1. UUUUUUU…. ulerima… betonizimi…

            Ku betonizimi o tru i betonizuar?!

            Betonizim beri Vucitolsi jot qe e qiu ne bythe bregdetin e Golemit.

            Sigurisht qe do ta shesim ujin, ajrin, detin, mineralet… ca te kemi ne dispozicion.

            Do bejme leke per vendin.

            Jo po do t’i mbajme asetet qe na ka fal natyra te paperdorura qe te mbajme te lidhur pas zinxhireve injorancen tate.

      2. Arka e shtetit mbushet vetem me shurre,
        Nje pytje mjedisore, Arben ahrixhiu ja qi perseri motrat patronazhistave dhe grate socialistave?

        1. Me shurre mbushej ne kohen e Sales. Tani mbushet me leke.

          Arbeni mund te qije ke t’i doje trapi. Plus ai djale i suksesshem eshte. S’besoj se i mungojne admirueset. Me ato dy vrima hunde qe ka, jam i sigurt do te bente per vete cdo femer.

          1. A jorgo ju të gjithe qe keni nderru emrat se keni problem prandaj i vetofrohesh atij hundzgerfellos

        2. Hunde arixhiu ka nuhatje te forte e filloi me bythe e doli te fshataret me luis viton.
          Tani une do prish gojen dhe de te them qe je po aq arixhi dhe bythqir sa ky tjeri flegra majmuni biri i kurves.

          1. Te lumte tastjera, por jam ende shume larg. Po punoj gjithsesi.

  2. Shqiperia i shkruan Rames:”Duam uje qe te heqim fuçitë nga tarracat dhe ne fshat te mos e bartim me mushka”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *