• |
ide | kryesore

Qeveria ka në plan të shesë apartamente të shoqëruara me pasaportë shqiptare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Gjergj Erebara

Qeveria shqiptare ka në plan të ofrojë pasaportë shqiptare apo rezidencë për të huajt që pranojnë të blejnë një apartament në pallatet që ajo ka në plan të ndërtojë në Portin e Durrësit në projektin kontrovers të marinës. Lajmi bëhet e ditur nga një kopje e projektmarrëveshjes mes qeverisë dhe kompanive private, projektmarrëveshje që po i nënshtrohet një shqyrtimi parlamentar me procedurë të përshpejtuar, ndërsa është negociuar privatisht në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zyrtarët e qeverisë.

“Investitorët e huaj që blejnë drejtpërdrejt nga prona e Investitorit Strategjik në Projekt, do të kenë të drejtë të aplikojnë për shtetësi dhe/ose rezidencën e përhershme të Republikës së Shqipërisë,” shkruhet në nenin 10.11 të projektmarrëveshjes. Sipas saj, “kushtet dhe regjimin specifik që do të përcaktohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave në bazë të kësaj Marrëveshjeje dhe të plotësimit të kritereve të kërkuara nga Legjislacioni i Zbatueshëm.”

Kjo masë ka gjasa që do të shkaktojë shqetësim në Bashkimin Evropian, një institucion që ka bërë të qartë në mënyrë të përsëritur se skema të tilla të shitjes së shtetësisë.

Pasaporta shqiptare ka marrë vlerë që nga viti 2010, kur Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi heqjen e vizave për shtetasit shqiptar. Për rrjedhojë, shqiptarët mund të udhëtojnë pa telashe në 65 vende, shumica e të cilave gjenden në Evropën Perëndimore. Kjo ka bërë që qytetarë të pasur të vendeve jodemokratike, të tilla si Arabia Saudite, të kërkojnë të marrin pasaportë shqiptare për të udhëtuar pa telashe në vendet e zonës Shengen. Në qershor të vitit 2020, pas një investigimi gazetares, policia shqiptare u detyrua të arrestojë tre zyrtarë të lartë dhe një specialist nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore pasi kishin lëshuar leje qëndrimi për shtetas nga Lindja e Mesme në bazë të dokumenteve joreale.

Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur dëshirën për të ofruar pasaporta për “investitorët e huaj” pavarësisht kritikave të përsëritura nga Bashkimi Evropian.

Në raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian shkruan:

“Në lidhje me shtetësinë, Shqipëria duhet të vetëpërmbahet nga zhvillimi i një skeme shtetësie për investitorët (pasaporta të arta) për shkak se kjo skemë përbën rrezik në lidhje me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe inflitrimin nga krimi i organizuar.” Raporti vëren se një skemë e tillë “mund të jetë e papajtueshme me acquis të BE-së”. Acquis është termi që përmbledh trupën e të drejtave dhe detyrimeve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian gëzon gjithashtu të drejtën që të tërhiqet nga marrëveshja për liberalizimin e vizave me Shqipërinë në rast se Shqipëria nuk plotëson kërkesat e saj.

Projekti i Marinës së Durrësit konsiston në dhënien e tokës falas për një grup investitorësh privatë, të cilët nga ana e tyre do të kenë të drejtë ta shesin pallatet. Sipas planit, shumica dërrmuese e projektit “do të financohet nga shitjet”, pra një skemë e zakonshme e ndërtuesve shqiptarë që marrin lejen e ndërtimit dhe shesin që në themel./ BIRN



12 Comments

    1. MOs e dhente Zoti qe ti jepet pashaporta shqiptare per 5 leka do na izoloje Bota ku e gjejne te drejten keta plera su ngopen duke vjedhur me PPP e famshme

  1. Eshte fjala per “pasaportat e arta” qe do te marrin mafioze e trafikante nga vende te ndryshme permes blerjes se apartamenteve ne Portin e Durresit.

    Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe qe jep lejen e qendrimi nese nje i huaj blen 20 m2 banimi.

  2. Tashme nga ky idiot ça nuk pritet . Kerkon ta ktheje shqiperine ne nje rrupallhane , te na ktheje ne nje vend te krimit , ne nje parajs te konglomeratesise . Ptuuuuuuuuuuuuuuu ,,,,, te qifsha ropt o kurve e gjate.
    Neser te gjithe ne proteste ta hedhim ne lane kryetarin e qelbesirave

  3. OK, e hoqem Rame injorantin, po me pronaret e tij pertej oqeanit cdo te bejme?
    Vertet mendoni se keto maskaralleqe qe kane si qellim shkaterimin e ketij vendi, ky debil i pashkolle i ben vete?

  4. 1.Kompania qe do te ndertoje eshte krijuar ne 2021 dhe eshte guacke !
    2. Do t’i falen miliona metra katror toke shqiptare dhe gjithashtu ( meqe ra muhabeti) edhe 400 milion euro taksa !
    3. Personat e huaj qe do parapaguajne ( sepse apartamentet shiten qe ne ajer) ose ata qe do te paguajne , do te kene te drejte te pajisen me pasaporta shqiptare apo leje qendrimi pa afat
    4. Fut ketu edhe amnistine fiskale deri ne 2 milione euro qe po kalon qeveria ne parlament, , qe do te thote qe kushdo rus kinez,arab, apo trafikant gjithfarellojesh ,nuk ka rendesi se me cfare kombesie , do te kete akses qe :
    a- te levize lirisht pa viza me pasaporte shqiptare ne B.E. .
    b- Te kete edhe te pakten 2 milione euro pare xhepi te pastruara dhe ligjeruara nga qeveria Rama , per t’i perdorur si i do kari.
    c- Te kete te drejten te konsiderohet edhe investitor strategjik ( nga keta qe marrin toke ne bregdet falas) !
    d-Te votoje Ramen duke qene se do kete pasaporte shqiptare, derisa pidhi robve te Anetes te veje 110 vjeç !
    Ç’pret me o popull, ngrihu dhe futju karin ne goje moterqireve, rrethojme Surrelin edhe ta heqim zvarre moterqirin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *