• |
ide | kryesore

Celularët kontrabandë në Tiranë, policia i vë prangat biznesmenit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka goditur një rast të tregtimit të aparateve celulare të kontrabanduara dhe ka vene ne pranga pronarin e biznesit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 4”, kanë arrestuar shtetasin E. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 45-vjeçarit, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 26 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *