• |
ide | kryesore

36 celularë kontrabandë, arrestohet i riu në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Finalizohet operacioni policor i koduar “Phones 5” ku është vënë në pranga 32-vjeçari që i tregtonte në dyqanin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 32-vjeçarit, në rrugën “Don Bosko”, janë gjetur 36 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Phones 5”, kanë goditur një rast tjetër të tregtimit të mallrave të kontrabanduara. Si autor i dyshuar i kësaj veprimtarie të kundërligjshme, u arrestua shtetasi: B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

  1. Ate fejzo leshin qe sponsorizon top qenin dhe ate arbitrin e korruptuar jemini te kihet parasysh. Duket sikur me ate pune merret. Pastaj keta te neptun e globe, jane nivel tjeter. Si kapni dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *