• |
ide | kryesore

Aksidenti në Durrës/ Drejtuesja e makinës nuk kishte patentë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
në Durrës



Drejtuesja e makinës që shkaktoi një aksident të frikshëm mëngjesin e sotëm në Durrës nuk ishte e paisur me leje drejtimi.

Mëngjesin e sotëm, pranë rrugës “Hysen Myshketa” në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hyrjen e një dyqani.

Burime bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga një vajzë. Ajo duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në butikun e rrobave. Shtetasja ishte pa leje drejtimi, raporton Vizion Plus.

Për fat të mirë nga përplasja nuk ka persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes në Durrës dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Aksident në Tepelenë/ Përplasen dy automjete, plagoset një nga shoferët 




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *