• |
ide | kryesore

Dokumenti sekret gjerman: Nëse Rusia pushton Europën vendi ynë zhduket nga harta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sekret



Një pushtim rus i Evropës është “më i mundshëm se kurrë”. Në këtë rast Gjermania mund të fshihet nga harta në çdo moment. Fjalët janë të shkruara e zezë në të bardhë në një dokument sekret të ushtrisë gjermane. Ai është publikuar këtë të martë nga gazeta “Der Spiegel”. Në raport, ushtria gjermane i kërkon vendit të përgatitet për një luftë të afërt me Rusinë. Frika është që lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet në një konflikt global me NATO-n.

Në dokumentet konfidenciale përmendet një nga gjeneralët më të lartë të vendit, Eberhard Zorn. Ai ka urdhëruar ushtrinë e vendit të kalonte në gjendje lufte përballë kërcënimeve “ekzistente”. Dokumenti politik prej 68 faqesh i prodhuar në fund të shtatorit titullohet “Udhëzimet Operacionale për Forcat e Armatosura”. Në të, gjenerali Zorn bëri thirrje për rinovimin e plotë të ushtrisë gjermane dhe për t’u përgatitur për luftë.

“Sulmi ndaj Gjermanisë mund të ndodhë potencialisht pa paralajmërim. Dëmet do të jenë të mëdha, ndoshta edhe ekzistenciale”, – shkruan ai. Forcat e armatosura të Gjermanisë, të njohura si Bundeswehr kanë 183 638 personel aktiv. Prej shkurtit të këtij viti ato kanë angazhuar edhe 949 000 personel rezervë.

Ajo mund të krahasohet me ushtrinë ruse, e cila raportohet se përfshin rreth 1 milion trupa aktive dhe deri në 2 milionë personel rezervë. Ushtria moderne gjermane është përfshirë në konflikte të huaja siç ka qenë Afganistani. Zorn i bën thirrje Bundeswehr-it që të përgatitet “për një luftë të detyruar” në territorin e saj.

LEXO EDHE: Zbulohet marrëveshja për paqe që Perëndimi i ka ofruar Putinit

Ai paralajmëroi se një luftë në një vend anëtar të NATO-s në Evropën Lindore “është bërë përsëri më e mundshme”. Zorn i bën thirrje qeverisë së Gjermanisë të luajë një rol udhëheqës në mbrojtjen e kontinentit dhe të krijojë një forca të armatosur më “të fuqishme”. Në vend që të zvogëlonte njësi më të vogla dhe të specializuara në misione jashtë vendit, ai kërkon njësi të mëdha që janë të gatshme të luftojnë për NATO-n.

“Mbrojtja e Aleancës, duke përfshirë aftësinë për të ofruar parandalim të dukshëm dhe të besueshëm, do të dominojë veprimin ushtarak të Gjermanisë”, – shkruan ai.

Kjo do të shënonte një ndryshim drastik në politikën moderne ushtarake të Gjermanisë. Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ajo është fokusuar në mbajtjen e një ushtrie të vogël. Gjermania ka aktualisht edhe baza ushtarake të huaja në tokën e saj. Kjo lëvizje vjen pasi kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi një “pikë kthese” për shkak të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Nëse më herët Gjermania kishte kërkuar të ruante marrëdhënie të ngushta me Rusinë, Scholz pranoi se “lufta në Evropë është përsëri një realitet”. Ai premtoi 100 miliardë euro për të përshpejtuar fuqizimin e ushtrisë.

LEXO EDHE: Tërheqja e rusëve nga Kherson mund të jetë kurth

Bundeswehr do të blinte 53 avionë transportues Airbus A400M, avionë luftarakë Eurofighter Typhoon dhe disa mjete ajrore pa pilot. Ajo gjithashtu do të prokurojë helikopterë shtesë NH90, 579 automjete luftarake këmbësorie Puma, të paktën 503 automjete luftarake të blinduara me shumë funksione Boxer dhe anije të reja luftarake dhe nëndetëse ushtarake.

Gjermania po kërkon gjithashtu të sjellë në shtëpi shumicën e trupave të saj nga Mali. Ato janë aty si pjesë e një misioni stabilizues të OKB-së. Gazeta thotë se në rast të agresionit rus në kufirin lindor të NATO-s, Gjermanisë do t’i duhej të siguronte “forca reaktive dhe luftarake” dhe nuk mund të priste mbështetje nga SHBA. Zorn paralajmëron se as BE dhe as NATO nuk mund të përballojnë “të fillojnë të planifikojnë dhe gjenerojnë forca vetëm pasi të ketë ndodhur sulmi”.

“Nëse nuk reagojmë shpejt, asnjë ushtri nuk do të mund të lëvizë në Evropë” – shkruan ai. Megjithatë, nxjerrja e raportit sekret mund të jetë një shenjë se shefat e ushtrisë gjermane janë frustruar nga përgjigjja e ngadaltë e qeverisë së tyre ndaj premtimeve të mëparshme për fonde.

LEXO EDHE: Putin akuzon perëndimin: Po luani lojë të rrezikshme, do të mbrohemi me armë bërthamore

“Ka një luftë që po shpërthen në Ukrainë, por procedurat këtu janë ende në modalitetin e kohës së paqes. Ndërsa inflacioni po ha paratë,” tha një menaxher i mbrojtjes për agjencinë Reuters. Një tjetër burim pohoi se Gjermania nuk e kishte zëvendësuar ende municionin që i ka dhënë Ukrainës. Në këtë mënyrë e ka lënë ushtrinë e saj të papajisur dhe në një farë mënyre të pashpresë.

“Kontratat për disa municione janë miratuar. Kjo është vetëm një pikë në oqean në krahasim me atë që ne kemi nevojë në të vërtetë” – thanë ata. Gjermania furnizoi Kievin me 14 obus vetëlëvizës dhe 13 500 fishekë artilerie nga inventarët e saj në ditët e para të luftës. Thuhet se ato ende nuk janë zëvendësuar. Kjo vjen pasi ushtria gjermane dërgoi aksidentalisht uniforma për ushtarët me etiketa “SS”.

Inicialet besohet se kanë pasur kuptimin “small dhe short) (i vogël, i shkurtër), por një “problem në prodhim” i ka bërë ato të duken keq. Ligjet gjermane ndalojnë shfaqjen e çdo ikone naziste, duke përfshirë edhe inicialet “SS”. Ato janë simboli i Schutzstaffelin të Adolf Hitlerit, i cili orkestroi vrasjen e 6 milionë hebrenjve gjatë Holokaustit. Shkronjat SS madje janë të ndaluara edhe në targat e makinave në Gjermani, së bashku me çdo simbol tjetër nazist. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Sepse kam pershtypjen qe eshte raport “skifterash” ky per te justifikuar riarmatimin e Gjermanise qe meqe ra fjala aktualisht po ndodh me rastin e luftes ne Ukraine.

    Me sa di une Gjermania eshte anetare e NATO, qe do te thote se nese ajo sulmohet, automatikisht sulmohet SHBA-ja, Mreteria e Bashkuar, Italia, Turqia, etj, etj…

    Plus ka disa baza ushtarake te SHBA-ve ne terriorin e saj.

    Praktikisht raporti thote qe edhe pse jemi ne NATO, gjithsesi duhet te kemi aftesi parandaluese.

    Dakord. Por nga kjo ide tek “do zhdukemi nga harta” eshte ne mes nje NATO e tere.

    1. Po ti Jorgua I palikareve cfare e kujton N.A.T.O-n ,ndonje zog te madh legjendash qe rri dhe vigjilon mbi Europen dhe pret te haje ruset po shkelen kufirin?
      Apo e kupton si fryme hyjnore qe gllaberon te gjithe armiqte e Paktit te Atlantikut?
      O Jorgo rrocka, Nato eshte Gjermania, Italia, Britania etj ….mos e shiko si etnitet te shkeputur nga sa me lart !
      Mos kujton se gjermanet mendojne si Shqiperia ,pra kane mentalitetin dhe kapacitetin e nje vendi si I yni qe rri dhe fle gjume thjesht duke pjerdhur me idene e rehatshme se per ne mendon N.A.T.O ?
      Dhe ne kete kontekst Gjermania qe eshte nje nga strukturat me te integruara ne N.A.T.O , pra nje pjese e rendesishme e mozaikut te N.A.T.O-s , ne menyre shume natyrale mendon dhe vepron edhe si Gjermani dhe njekohesisht si pjese e N.A.T.O-s.
      Sa per pretekstin per armatim te Gjermanise je shume gabim!
      Gjermanise prej kohesh i kerkohet nga U.S.A , Britania etj qe te jete me aktive jashte territorit te saj , te shtoje armatimin etj, por deri tani ka ngurruar per shkak te komplekseve te Luftes se dyte Boterore !

  2. Berisha akuzonte një politikan shqiptar, i cili në atë kohë ishte deputet dhe ministër i Partisë Socialiste, përkatësisht Agron Dukën dhe vëllain e tij, Armando Dukën, se janë pjesë e “Klanit të Zemunit”.

    Një klan mafioz dhe kriminal që u emërtua pasi bizneset i kishte në Zemun, një qytetezë pranë Beogradit, në breg të lumit Danub.

    Kaluan vitet, e “Dukët e krimit” janë jo vetëm aleatë të ngushtë të tij, por edhe pjesë e enturazhit mediatik e lobist.Sa te vezuar jeni ju te lapsit qe rusia del triumfuese nga nje pushtim imagjinar te gjermanise,sikur ky shtet eshte mamurrsi e fushkruja,bravo lapsi rublat ruse vershojne per keto shkrime

    1. të dy diplomatët e kanë injoruar fushatën kërcënuese të Berishës, ai tani nuk është më problem për dy diplomatë, por është problem për imazhin e shtetit shqiptar. As Haxhi Qamili në vitin 1914, nuk i kërcënonte kështu përfaqësuesit e huaj në Shqipëri, me këtë gjuhë

  3. Gjermania paska dicka me shume se 183 000 ushtare.
    Nderkohe vetem ushtare amerikane ne Gjermani jane mbi 300 000.

  4. Është akuzuar si familje me lidhje kriminale dhe e financuar nga njerëz të korruptuar, dhe bizneset e tij dhe djalit të tij lulëzojnë ilegalisht në mes të Tiranës pa guxuar t’i shkojnë tatime tek dera. Ylli Ndroqit i kanë marrë dhe tokat e babait në katund, ndërsa djalit të Sali Berishës i shkojnë si mysafir në televizionin që financohet nga paratë e vjedhura në kohën e pushtetit të babait tij

  5. Pesimizëm prej idiotesh.Po çar e betë Rusinë mor aman!!!Ajo s’është në gjendje të pushtojë Ukrainën e do pushtojë Europën!!!Ore ne shqiptarët ju respektojmë si trima e si mund të mendoni këtë gjë!!

  6. Ky parashikim per “zhdukjen” e Gjermanise nese Rusia sulmon Europen me duket nje fantashkence e denje per film Hollivudi.

    Çfarë mund te ndodhe me vendet e tjera kur Gjermania, fuqia me e madhe ne Europe ben kete “parashikim”?!

    Na doli Rusia fuqia e pare boterore!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *