• |
ide | kryesore

Policia ndalon Ramazan Rrajën, nipin e deputetit të PS (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ramazan Rraja



Ndalohet gjatë një aksioni policor Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rahman Rraja.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se personi në fjalë levizte me makinë të blinduar.

Aksioni eshte zhvilluar ne zonen e Qafe-Kasharit. Deri me tani nuk dihet nese eshte ndaluar apo jo Rrahja.

Kujtojmë se Ramazan Rraja ka qenë shpallur në kërkim nga policia si një prej tre personave që më 13 nëntor 2021 u futën të armatosur dhe maskuar në një lokal në Lezhë.

Nipi i deputetit socialist  së bashku me dy bashkëpunëtorët e tjerë, Roan Brahimi e Alesio Dobrozi mësohet se pas ngjarjes kanë dalë nga Rinasi. U dyshuar se ata kishin udhëtuar së bashku në drejtim të Dubait.

Lexo më tej: Burg Ramazan Rrajes në Belgjikë/ Si e mbrojtën Rama dhe Balla nga policia 

Por, bëmat e Ramazan Rrajës nuk përfundojnë këtu.

8 vite burg ka kërkuar Prokuroria belge për Ramazan Rrajan, nipin e deputetit të Partisë Socialiste të Fushë-Krujës, Rrahman Rraja. Arsyeja?

Pasi së bashku me kushëririn e tij, Fioralb Rraja dhe një letonez, ata akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, që sipas mediave belge lundronte në para.

Sipas burimeve të disa muajve më parë, Rraja jetonte në arrati, pasi mundi të largohej nga Belgjika. Por sipas dosjes së prokurorisë belge theksohet se banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Evropën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale sipas medies së huaj kishte filluar pastrimin e parave. Krimi kryhej përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që shkojnë deri në 11 milionë euro.

©Lapsi.al 



2 Comments

  1. Emigrimi i deputetëve të rëndësishëm të Berishës nga kreu i paritsë së tij drejt bashkive, është i njëjtë me motivin e deputetëve të tjerë që ikin në bizneset e tyre. Kanë të njëjtin motiv në sfond, mungesën e perspektivës me Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye.

  2. muhabeti esht ka shkel teritorin, dmth ka dal nga “oborri” ku ka qen caktu e rezikonteme bo ndonje dom te obori i ca te forteve te tjere.
    e mbajn pak sa ta kuptoje dhe nderkoh ja pastrojn edhe dosjen dhe e nxjerrin prap ne teren te paster si pllum

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *