• |
ide | kryesore

Burg Ramazan Rrajes në Belgjikë/ Si e mbrojtën Rama dhe Balla nga policia

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



8 vite burg ka kërkuar Prokuroria belge për Ramazan Rrajan, nipin e deputetit të Partisë Socialiste të Fushë-Krujës, Rrahman Rraja. Së bashku me kushëririn e tij, Fioralb Rraja dhe një letonez, ata akuzohen për drejtimin e një organizate të trafikut të kokainës, që sipas mediave belge lundronte në para.

Rraja jeton në arrati, pasi mundi të largohej nga Belgjika, por sipas dosjes së prokurorisë belge theksohet se banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Evropën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi.

Gjithashtu, kjo organizatë kriminale sipas medies së huaj kishte filluar pastrimin e parave përmes një zinxhiri restorantesh në shuma që shkojnë deri në 11 milionë euro.

Si filluan hetimet

Hetimi i Antëerp është pjesë e një hetimi të nisur në Bavari të Gjermanisë. Në vitin 2018, policia atje mori një denoncim nga një supermarket, ku përveç bananeve, në kuti u gjet edhe kokainë. Ai që kishte themeluar kompaninë e bananeve ishte Kaspars N. nga Letonia i cili jetonte në Berçem, afër Antëerpit të Belgjikës. Letonezi ishte një trafikant ndërkombëtar, që kishte udhëtuar në 14 vende, kryesisht brenda Evropës, por edhe në Kolumbi, Ekuador dhe Republikën Domenikane.

Policia kishte vendosur aparate përgjimi në banesën e tij në Berçem, ndërsa i përgjonte rregullisht edhe telefonin. Nga përgjimet doli se kjo bandë ka shitur 450 bukë (buka përdorej si gjuhë e koduar për 1 kg kokainë) në Evropë, me një vlerë neto prej më shumë se 11 milionë euro. Të gjitha bisedat e përgjuara kishin të bënin me futjen e ngarkesave të kokainës, ku banda përdorte GPS për të gjetur kontejnerët e kokainës, makina me vendngarkimet e caktuara, punonjës të portit të korruptuar që nxirrnin kokainën, madje edhe një oficer policie të korruptuar.

Kreu i bandës Kaspars N. investoi një pjesë të të ardhurave në Ké Group, një zinxhir dyqanesh perimesh, duke përfshirë Pokerrito në Nationalestraat në Antëerp.

Policia sekuestroi një kontejner me 57 kg kokainë mes bananeve. “Vetëm në bazë të përgjimeve, kjo bandë ka shitur 450 bukë (gjuha e kodit për 1 kg kokainë) në Evropë”, tha prokurori. “Një kilogramë kokainë llogaritej për 26 mijë euro duke prodhuar një pasuri kriminale prej më shumë se 11 milionë euro. Vetëm kini kujdes nëse mendoni se do të hani perime të shëndetshme. Kjo bandë e trafikut të drogës ka biznese të ndryshme që pastrohen paratë”, u shpreh prokurori.

Ora 665 mijë dollarë në dorën e Ramazan Rrajës

Në telefona, policia i gjeti qindra foto të stilit të jetesës luksoze të bandës. “Shqiptari Ramazan R., një figurë famëkeqe në vendin e tij, ishte veçanërisht i njohur: me një orë Richard Mille 665,000 dollarë në dorë, duke lëvizur me Ferrari dhe Lamborghini dhe duke ekspozuar paratë. Kutitë e parave ishin grumbulluar në banesën e tij”, shkruan media e huaj.

Sipas medies së huaj prokuroria kërkoi 9 vjet burg për Kaspars N. dhe 8 vjet për dy drejtuesit e tjerë, Musa G. dhe Ramazan Rrajën, ndërsa për anëtarët e tjerë të bandës pritet të përballen me dënime nga 4 deri në 6 vjet.

DOKUMENTI/ Emiliano Nuhu denoncoi kërcënimet e Rrajave në polici: Çfarë ke me ne që po kruan kurrizin?!

Përplasja e Ramazan Rrajes me policin Emiljano Nuhu në Fushë-Krujë

Emri i Ramazan Rrajes rikthen në kujtesë një histori që tronditi opinionin publik disa vite më parë. Bëhet fjalë për dhunimin e Xhisiela Malokut dhe kërcënimit të policit që regjistroi kallëzimin e saj, Emiljano Nuhu. Ky u kërcënua nga Ramazan Rraja dhe kushërinjtë e tij. “Ata e kanë filluar karrierën e tyre me vrasje me pagesë dhe kanë kaluar tek trafiku i drogës” tha Nuhu në një intervistë në mediat shqiptare pak pasi Ramazan Rraja u arrestua në Belgjikë.

Nuhu e pa veten nën një sulm të vazhdueshëm nga fisi Rraja, gjatë kohës që shërbeu në Fushë-Krujë. Sipas tij ata ishin vazhdimisht në kontakt me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Sipas policit të Fushë-Krujës, Ramazanin ai e takoi në Tiranë. Në bisedë e sipër ai i kishte thënë se “ligjin në Krujë e bënin ata dhe nëse donin mund të shkrinin edhe Komisariatin e Krujës”.

Kërcënimet, Emiljano Nuhu i raportoi pranë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nëpërmjet dy email-eve, por nuk mori kurrë përgjigje. Në këto emaile, Nuhu i përshkruante nipat e deputetit Rraja si “Të pushtetshëm, impulsiv, lëvizin gjithmonë të armatosur dhe që nuk goditen nga strukturat e Policisë lokale”.

“Shtetasi Ramazan Rraja (djali i vëllait të deputetit) është i dënuar për dy vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë, plagosje e lehtë, mbajtje e armëve luftarake”, dhe i dyshuar për disa vepra penale në zonën e Krujë “vendosje lëndëve eksplozive”, nga informacionet e marra nga burime kofindenciale ky shtetas lëviz gjithmonë me armë në zonën e Krujës” shkruante polici, pa e ditur se shefat e policisë i kishte kundër.

Kurthi/ Kush janë “miqtë” që shoqëruan Enver Stafukën para zhdukjes në Krujë

Përfshirja në zhdukjen e Enver Stafukës

Një nga ngjarjet ku është përfshirë Ramazan Rraja dyshohet se është edhe zhdukja e Enver Stafukës. Shfaqja e Ramazan Rrajes në takimin e fundit me Stafukën ishte një fakt i panjohur deri kur u publikuan pamjet e takimit të fundit të viktimës para se të rrëmbehej.

Nipi i deputetit të Krujës, Rrahman Rrajes, është i njohur për problemet me drejtësinë. Pak kohë më parë në media doli një video ku një grup personash të armatosur hyjnë në një bilardo dhe largohen sepse nuk gjetën personin që kërkonin. Policia tha se njëri prej tyre ishte Ramazan Rraja dhe se qëllimi ishte vrasja e një personi. Rraja është denoncuar edhe për filmimet e dhunës ndaj një vajze në ambjentet e jashtme të QSUT.

Mbështetja politike për Ramazan Rrajën

Që Ramazan Rraja kishte mbështetje nga nivelet më të larta politike, kjo u duk pas denoncimit që bëri polici Emiljano Nuhu. Sapo përmendi Rrajat, polici u vu menjëherë nën shënjestrën e kryeministrit Rama, që e përshkroi si një horr dhe si një njeri që kishte gënjyer me qëllim përfitimin e azilit politik jashtë vendit.

“Një horr i kthyer në hero, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri” ishin fjalët e Edi Ramës në lidhje me Emiljano Nuhun, që përveç të tjerash i kishte shërbyer policisë së shtetit në disa aksione si i infiltruar kundër grupeve kriminale. Pasi u largua nga Shqipëria, Nuhu u hetua nga prokuroria, pas një denoncimi nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Rasti i Emiljano Nuhut është i dyti, pas atij të Dritan Zaganit, kur policët përplasen me njerëz të krimit dhe jo vetëm lihen në baltë, por edhe sulmohen nga politika. Nuhu u konsiderua “një horr“, një njeri “në shërbim të opozitës” apo një polic që “kishte sabotuar hetimet” për të përfituar azil politik. Duke sulmuar policin, kupola e Partisë Socialiste i doli në krah Ramazan Rrajës, që sot u dënua me 8 vjet nga drejtësia belge.©Lapsi.al



15 Comments

  1. FAQJA ME E ZEZE DHE LLUMI DREJTOJNE SHQIPERINE!!!’NUK. KEMI. PARE GJE AKOMA!!!!💩💩💩🤮🤮🤮 thotë:

    Horr mascara hajdut dhe je mije te zezat jane ne karakterin e krueministrit Edi droga !!!!’nnBashke me Ballen dhe qelbesirate qe e rrethojne duhen futur ne burg prej leckash!!!!’Mere me mend kush e drejton kete vend !!!’Lavire qe mbrojne horrat jane ne kruesine e kuvendit !! TURP!!

  2. Me sa duket Saliu nuk heq dore nga drejtimi i Foltores me komuniste e kriminele, me bije e bija komunistesh e gra kriminelesh.

    Pikerisht ketu qendron skandali.

    Ne kete dege kryetare per Foltoren nga grupi i shkaterrimit te PD eshte emeruar nga Saliu dhe grupi i tij Onelda Gjin Zefi, e bija e nje ish- punonjesi te Sigurimit te Shtetit ne kohen e diktatures nga Puka, ku me firmen e te atit Gjin Zefit jane burgosur e internuar me qindra persona te asaj zone.

  3. sovranistet’ nga cepani dhe vicidoli , dy kusare dhe kriminele ordinere , megjithe te zezat qe i kane bere vendit , jetojne te pa trazuar ne gjirin e lalezit ! Keta muter , as kryetare koperativash , s’do ishin te zotet te benin ne vendet nga vine! Sa per ate adriatikun apo kafsharin e plepave , po e ‘vuan denimin’ duke bredhur Evropen me leket e korrupsionit

  4. Shoku Taulant Balla e boni te veten, ndihmoi sa mundi per ta shpetu ket nipin tim bylmez nga burgu. 100 here i pata thone gamorit te mos e mbante ate ore te shtrenjte ne dore se nuk mba qeni breke…

  5. Arriti puna që një kandidat për president e kërkuam në Golem. I doli emri dhe dikush tha, po ai ka ikur në Greqi. Pastaj u morë në telefon Fatos Beja që e njihte kandidatin dhe tha, në Greqi është por ka dhe shtëpi në Golem. U nis një makinë në Golem për të gjetur Presidentin e për t’i thënë a e pranon detyrë. Kur ai nuk u gjet në Golem, Saliu tha epo Fatosi na çorienton se është vetë latent. Kjo kulmoi me propozimin e Nard Ndokës për të bërë Ismail Kadarenë President dhe iu ngarkua atij të flasë me Kadarenë, pro ai nuk i hapi telefonin.

  6. Një tjetër episod u shënua mes deputetit Xhelal Mziu dhe Sali Berishës.

    Teksa Berisha shkruante në celular, Xhelal Mziu nuk e ka humbur mundësinë për të “spiunuar” ish-kryeministrin se çfarë po shkruan.

  7. Fytyra e ketij peshkut me siper eshte fytyra e vertete e palloshit , tao palles .Kjo eshte fytyra e vertete e te gjithe sektit mavi . Drog e kurveri , hani e mjerim . Ju jeni fatkeqesia me e madhe e keti kombi ne 110 vite shtet , jeni edhe me te keqinj se qoft largu .

  8. SI PALLOSHI SI BALLA E MBRONIN ME PATOS DIKUR KETE RRUGAÇ . PALLOSHI JEPTE EDHE SIGURINE SE KISHTE PARE KAMERAT POR E VERTETA EDHE PSE VONON NUK HARRON POR DEL NE DRITE . PO TANI ÇDO THUASH O PALLOSH ? TE GJITHE ATA QE JU KENI MBROJTUR PER ÇUDI KANE QENE NGA ANA NEGATIVE E SHOQERISE DHE TE GJITHE ATA QE KENI SULMUAR KANE QENE NGA ANA POZITIVE E SHOQERISE . TE JETE RASTESI VALLE? JENI FATKEQESI PER KETE KOMB TE SHUMEVUAJTUR . BURGU ESHTE HUME PAK PER JU O PLEHRAT E KETIJ KOMBI . DUHET MEDOEMOS TE LARGOHENI , QOFTE EDHE ME DHUNE PO QE E NEVOJSHME .

  9. xhaxhai i ketij mafiozi krekoset me nje pale syze duke hyr e dale ne parlament por breket akoma nga martesa e pare.

  10. Ridhjerjes nuk po i le radhe kurvllikut . E kan qelb aq shume saqe nuk kane çti bejne me . Nuk ka porpagande dhe show ti mbroje dot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *