• |
ide | kryesore

Kapet 59-vjeçari, akuzohet për vjedhjet e banesave në Durrës e Kombinat

-Instant, Lajme, Të fundit
policia, Mat



Një 59-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi akuzohet për shpërndarje droge dhe për vjedhjen e disa banesave në  Durrës e në Kombinat. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokacioni”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. C., 59 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kryente vjedhje në banesa të ndryshme dhe shpërndante lëndë narkotike në Kombinat, Tiranë dhe në Durrës” informoi policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 59-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë), një kapuç/maskë dhe një shkop metalik, si ai i Policisë, që dyshohet se ishin siguruar nga shtetasi I. C., me qëllim kryerjen e vjedhjeve të ndryshme.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, Tiranë, strukturat hetimore të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të 59-vjeçarit



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *