• |
ide | kryesore

“Zallamahi, kot më kot” Kumbaro me komente shpërfillëse për protestuesit e Divjakës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pavarësisht se në Divjakë banorët kanë dalë për të dytën ditë në protesta, përgjigjia që u vjen nga Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka qenë shpërfillëse.

“Një zallamahi e madhe” e quajti Kumbaro shqetësimin e banorëve të cilët kanë dalë në protestë për të kundërshtuar ngritjen e traut që u kërkon 50 lekë për hyrjen në park. “Shumë zhurmë për asgjë” ka thënë ajo gjatë një takimi me disa qytetarë italianë që kishin ardhur në Vlorë.

“Një zallamahi e madhe ngrihet kot më kot, ndërkohë që bëhet fjalë për një projekt si në Dajt, si në Kune Vain, si tek Syri i Kaltër një biletari me çmim modest, sa një kafe, thjesht 50 lekë të reja. Vetëm një administrim më i mirë i zonave të mbrojtura njësoj si në Apolloni, si në një teatër, një shumë modeste.

Përjashtohen banorët e zonës për ta bërë dicka të tillë, përjashtohen bizneset dhe ata që punojnë brenda parkut. Pagesa është thjesht për vizitorët si puna ime, që vij nga Tirana sepse duhet mirëmbajtur. Është shumë zhurmë për asgjë. Prandaj modelet e mira të administrimit do t’i aplikojmë edhe këtu në Vlorë. Por le t’ia japim Çezarit, atë që i takon Çezarit. Se arkitekti i madh i ndryshimit është Edi Rama” e mbylli fjalimin e saj ministrja Kumbaro.

Deklarata e ministres që banorët e Divjakës përjashtohen nga taksa e parkut është e përsëritur, por siç duket protestuesit nuk e besojnë se kjo do të ndodhë.

Një ditë më parë, shqetësimit të banorëve iu bashkua edhe ish-zv.kryeministri Erjon Braçe që doli kundër vendimit për të vendosur traun në hyrje të parkut të Divakës./Lapsi.al



12 Comments

  1. kjo fycka, kudo qe e hedh i gjati si top basketbolli, cfaredo qe prek, vetem katastrofe

    idiote totale e niveleve te frikshme

  2. O kurvat e mutit ta beni si Butrintin.Te pasurohet ndonje nga shpura juaj me ate vleren e biletes.

  3. Shpifje shpifje, shpifjeee.
    Rublaxhinjte dhe armiqte e brendshem e te jashtem vetem sjpifin. Nuk e shohin dot parajsen ku jetojme se ua ka verbuar syte ky vend yll ndricues ne mes te Evropes. Por mos kene merak, ata na kane ne grike te pushkes, ne i kemi ne grike te topit

  4. Zonja Kumbaro e katapultuar ne PS e qeveri eshte nga figurat e vjetra te thirrura nga Rama qe nuk arriti ne asnje situate te kape dimension politik apo te shfaqet me fjalen e duhur.

    Keqardhje per zonjat pasagjere qe hyjne e dalin ne autobuzin e qeverise per tu bere meme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *