• |
ide | kryesore

Ndërsa reshjet përmbysin Shqipërinë, Radhimën e përfshiu zjarri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pjesë e Shqipërisë sot po vuan nga përmbytjet pas reshjeve të dendura gjatë natës e në vazhdim, por ka dhe një zonë në të cilën toka po digjet, ku era e fortë po i shtyn flakët përpara.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në këto momente në zonën e Radhimës në Vlorë, në një zonë me bimësi shkurre dhe pemëtari.

Zjarri i favorizuar nga era po përhapet me shpejtësi. Në vendin e ngjarjes ndodhet një automjet zjarrfikës që po ndërhyn pasi aty pranë ndodhen dhe disa godina që shërbejnë si hoteleri gjatë sezonit turistik.

Në ndihmë të zjarrfikëses janë dhe banorët me mjete rrethanore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *