• |
ide | kryesore

Bale gati të udhëheqë Uellsin në Botërorin e parë në 64 vjet: SHBA ka ndërtuar gjithçka rreth Pulisic

-Instant, Sport
Bale



Uellsi do të bëjë paraqitjen e tij të parë në një finale të Kupës së Botës në 64 vjet, kur të përballet me SHBA-në në Al Rayyan. Kjo është ndeshja e tyre e parë e Grupit B, që do të luhet në mbrëmje. Sfida do të kompletojë raundin e parë të ndeshjeve në Grupin B. Një grup shumë intrigues, duke qenë se përfshin edhe Anglinë dhe Iranin, me diferencat që mund të jenë shumë të ngushta.

SHTETET E BASHKUARA

Amerikanët vijnë me ndryshime në Kupën e Botës. Zack Steffen pritej të vishte dorezat e titullarit për Shtetet e Bashkuara në Katar. Por një sezon nën ton me Manchester City, ku u kalua si rezervë nga Stefan Ortega, ka bërë që ai të humbasë vendin e tij në skuadër. Matt Turner dhe Ethan Horvath janë dy lojtarët në dualitet për një vend mes shtyllave. Portieri i Arsenal, Turner ka qenë titullar në dy miqësoret e shtatorit, kështu që mund të ketë avantazhin. Weston McKennie nuk ka luajtur për Juventusin që nga tetori, por ai është gati për t’u prezantuar nga minuta e parë në mesfushë. Fuqia më e madhe e SHBA-së vjen në zonën e sulmit, me shumë opsione në dispozicion të teknikut Berhalter. Përpara Timothy Weah, Gio Reyna dhe Jesus Ferreira pretendojnë të fillojnë si titullar së bashku me Christian Pulisic.

UELLSI

Gareth Bale e ka bërë të qartë, më herët gjatë javës, se ai është gati dhe i përgatitur të luajë 90 minuta në të tre ndeshjet e grupit të Uellsit nëse është e nevojshme. Deklarata e lojtarit më me eksperiencë të britanikëve ka ardhur në referencë me përfaqësimet e reduktuara që kur iu bashkua LAFC në MLS këtë vit. Joe Allen ka qenë jashtë i dëmtuar që nga fundi i shtatorit, por ai beson se do të jetë gati për të marrë pjesë në ndeshjen hapëse. Përkundrazi, mbrojtësi Rhys Norrington-Davies nuk ka qenë aq me fat. Lojtari i Sheffield United nuk do të luajë asnjë ndeshje në turne për Uellsin, pas dëmtimit të pësuar kundër Coventry City muajin e kaluar.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i SHBA-së:

Turner; Dest, Zimmerman, Long, A Robinson; Adams, McKennie, Aaronson; Reyna, Ferreira, Pulisic

Formacioni i mundshëm i Uellsit:

Hennessey; C Roberts, Ampadu, Rodon, B Davies, N Williams; Allen, Ramsey; Bale, Moore, James



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *