• |
ide | kryesore

Dështon takimi Kurti-Vuçiç. BE fajëson Prishtinën

-Instant, Kryesore, Lajme



Albin Kurti duket se nuk e ka pranuar një zgjidhje kompromisi të ofruar nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell duke u shënjestruar kështu prej tij për mosuksesin e negociatave më Vuçiçn.

Të dy vendet ishim mbledhur për të zgjidhur tensionet që u shkaktuan pas vendimit të qeverisë së Prishtinës për të mos lejuar më qytetarët e veriut të qarkullojnë me targa të lëshuara nga Serbia.

Sipas Kosovës ata do të gjobiteshin pas datës 22 nëntor nëse nuk vendosin tragar me “republika e Kosovës”. Ky veprim bëri që serbët të bojkotojnë institucionet.

“Edhe pas shumë orësh biseda dy palët, Kosova dhe Serbia, nuk ranë dakord për një marrëveshje” tha Borelli në një komunikim për mediat duke vendosur edhe ekulibret e fajësisë: “Për hir të transparencës më duhet të them se ne paraqitëm një propozim që do ta evitonte këtë situatë. Vuçiç e pranoi propozimin. Kurti nuk e pranoi” vijoi ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE nuk i kurseu fjalët e ashpra, madje u përpoq të theksonte se ato ishin enkas të tilla: “Unë do t’i informoj kolegët e mi për sjelljen e palëve dhe mungesën e respektit për obligimet ndërkombëtare dhe këtë po e them pikërisht për Kosovën”, pohoi Borell, duke e pranuar se është një deklarim i ashpër politik.

Po cili ishte propozimi i ardhur nga BE-ja që Vuçiçi e pranoi ndërsa Kurti jo?

Sipas një burimi gazetresk të Lapsi.al, në takimin e Brukselit, Borelli i ka kropozuar të dy palëve që Prishtina të tërhiqet nga fillimi i vendosjes së gjobave, ndërsa Beogradi të ndërpresë lëshimin e tragave të reja ilegale.

Albin Kurti ka pranuar se e ka rrefuzuar propozimin duke thënë se ai nuk ka kuptim “nëse nuk shoqërohet me dakordimin që me urgjencë për marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve”.

“Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi…Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë…Shpresoj që BE t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Sërbisë”, u shpreh ai. 

Ndërsa presidenti serb deklaroi se ai ka qenë OK me propozimin e shefit të diplomacisë së BE. “Ne kemi thënë se jemi dakord. Ne do ta respektojmë këtë. Do të shohim se çfarë do të bëjë pala tjetër”, tha Vuçiç.

Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Sipas planit të Qeverisë së Kosovës, gjobat prej 150 eurosh për shoferët e veturave me targa të paligjshme, parashihet të nisin më 22 nëntor.

Nga 1 nëntori deri mesnatën e 21 nëntorit ka qenë në fuqi faza e qortimit të shoferëve.

Pas fazës së gjobave, sipas planit, do të nisë shpërndarja e targave provuese, ndërsa nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

©Lapsi.al

 



9 Comments

    1. REFLEKTIMI I SHQIPTAREVE NDAJ PADREJTESIVE.NUK ESHTE FAJI SHQIPTAREVE POR I ATYRE QE I SOLLEN I MBAJN PEZULL DHE DUAN VIJIMSI TE TILL.MBANI MIR MEND TE GJITH.QE TE MOS PENDOHENI QE KENI LINDUR.NGA CDO NJERI APO GRUPE NJERZORE DERI TEK UNITETI NJERZOR.DO MARRIN VETEM NJE PERGJIGJE SI REFLEKTIM INDIVIDUAL APO KOLEKTIV SHPREHJE INSTINKTI IMUNITETI QE QUHET NATYRALITET NJERZOR NDJESHMERI NE VARESI TE NDIKIMIT MBI TO.ME THJESH SEJCILI DON TE DREJTEN HAKUN DHE SPRANON PADREJTESI TI BEHET.KETE NDJESHMERI E KA CDO NJERI.DHE NESE DERI TANI HESHTEN DHE SREAGUN NUK DO THOT SE U PAJTUN ME PADREJTESIT.POR I ZBUTEN MASHTRIMET NE GJITHA DREJTIMET TANI QE FAKTET E ZHVILLIMIT ZBULOJN TE VERTETAT DO SHIKONI QE NE CDO CEP TE GLOBIT ,CDO NJERI DO BEHET ME KERKUES INTENSIV PER LIRIT TE DREJTAT HAKUN DUKE .MOS I SHERBYER ME TE PADREJTEVE SI RREZIK I TYRE .DO KUNDERSHTOJN PADREJTESIT DHE RESPEKTOJN VLERAT INJORIMI URREJTJA DHE DISTANCIMI NGA TE PADREJTEVE ESHTE NE SHKALL TE LART SHVILLIMI.VETEM SE PO SHKON DREJT UNITETIT. SKA VEND AS VLER ASNJE METOD PADREJTESIJE NDAJ ASKUJT MBASI CELSI SUKSESIT SAJ ZE PER ZE ESHTE ZHVLEFTESUAR E KA EMRIN BESUSHMERI.LEDHJA DHE KOMANDIMIT.TE SUKSESIT PERMES INTERESIT.NE GRUPET E INTERESIT KA PERFUNDUAR SI ZHVILLIM .ME RENJEN E MUNDESIVE PER PERMBUSHJEN E INTERESIT.SIDO QE TA PLANIFIKOJN KUZHDO.HA MOMENTALISHT VETEM NJE DER SHPETIMI PER TE GJITH RESHPEKTIMI LIRIVE TE DREJTAVE.JUSTIFIKIMI HAKUT PER GJITHCKA.DHE NDJESHMERIJA PER SOLIDARITET NE TEJKALIM TE PROBLEMEVE DHE ORJENTIM TE ZGJILLJEVE.NUK MUND TE ARRIHET SOLIDARITET BAMIRSI NDIHMES ANGAZHIM NE DOBI VLERA PER ASKEN .PA QEN CELESI I HAPUR NE POLITIKA LIGJE DHE VEPRIME BESUSHMERIJA .QE HYN E KALUARA QE MBAN PENG TE ARDHMEN .QE DUHET VEN HAKU LIRIT TE DREJTAT SHKEPUTJA NGA E KALUARA VJEN ME VEPRIME QE SJELLIN BINDJE JO FJAL DHE NUK MBYLLET E KALUARA ANTIVLERAT PA HYR NE PLANIFIKIM VLERAT PAJTIMI KETO JAN ELEMENTE Qartesije Gjallerije sigurije zgjillje shprese.DIJENI SE KUR SHUMICA NJERZORE KUPTON HILET E PAKICES AJO PAKIC NUK KA ME VLER VECSE OSE PERJETON FUNDIN TRISHTUES.OSE NDRYSHON QENDRIM LARGOHET NGA PADREJTESIT DHE ORIENTON DOBIT

  1. Kurt Karavastaja ngeli nje gomar qe nuk mban dot Samarin e tij.
    Bashke me ate lopen presidente behen nje cift buajsh per te punuar token.
    Mendjemadh qe mori nje shtet kot fare dhe nuk ka asnje merite..
    Ngeli nje njeri pa bythe hipoteke.

  2. Sheqere,qenke shume e pasjelleshme,me epitetet,qe i ben shqitareve,ndersa per serbet por edhe per BE,qe ben mareveshje me Vucicin,para takimit me Kurtin,nuk flet fare.A e kupton situaten,apo ke fillu me u tret,prej shiut dhe ujrave qe kan mbulue,sidomos veriun e vendit.

    1. Krist muhamedani,ke lindur para apo mbrapa .
      Liria nuk eshte e lire.
      Shqiptari akoma mendon:kalova lumin te dhjefsha kalin.
      Pa BE Kurti do ishte ne rradhe per emigracion me varke.

  3. Edhe lopa presidente nuk eshte dakort meBE,pasi hoqi dhjamin e tepert nga lufta e made qe ben si perkthyese.

  4. O bio bo shoku Enver kishte te drejte¨liria nuk dhurohet por fitohet¨
    Edhe Kurti me Osmanin k,ane merita te medha se si luftohet serbi duke ngrene makarona dhe groshe te ngrohta me ose pa mish.
    Pra si e BE dhe pa BE Osmani dhe druvari njelloj ,makarona do te hane,tjeter kush lufton.
    Te dyve ketyre i ka humbur busulla.

  5. Duke filluar nga Sheqrja pa edukatë dhe të tkerëve komentues që jan antar të PDKsë osr milint të gjith janë shkurtpamës kur dihet se kltë problem e mbolli qeveria e kaluar hajdute me vizion antikombëtar si Edi derrrr droga i Shqipërisë e tash këtë përmisim duhet bërë Kurti dhe Zonja e nderuar Osmani

  6. “Prishtina” e paskej pasur fajin që NATO bombardoi Serbinë për masakrat e kryera në Bosnje e Kosovë e për këtë e gjithë udhëheqja e UÇK ka dy vite e burgosur në Hagë e akuzuar për “krime lufte”
    .
    “Prishtina” e paska fajin përsëri që liderët aktualë nuk ja plotësojnë dëshirën e Vuçiçit, që një pakicë serbësh të diktojnë në Kosovë varësinë e këtij shteti të pamvarur nga qeveria e Serbisë.

    Patëm shpresuar ne shqiptarët se me ndryshimin e Komisionit Europian, pra qeverisë së BE, pasi u hoq komunistja italiane filoserbe Mogherini, do të vihej një komisioner i politikës së jashtëme, mbështetës i pamvarësisë së Kosovës.

    Nga shiu ramë në breshër.
    Në krye të Komisionit të Jashtëm dhe ate të Integrimit, u ” zgjodhën” një spanjoll e një sllovak, Borelli e Lajçak
    A mund të presësh nga këta të dy që si ndërmjetës në bisedime midis Kosovës e Serbisë ti mbushin mëndjen Vuçiçit që të pranojë pamvarësinë e Kosovës, kur Spanja e Sllovakia nga ku vijnë këta, nuk e kanë njohur vetë shtetin e pamvarur të Kosovës, ndonëse është njohur nga 117 vende të botës ?

    Natyrisht që në situatën e krijuar me pushtimin rus të Ukrainës, është krijuar një tensionim shumë i madh midis NATO-s e Rusisë e meqë Serbia e konsideron veten si pjellë e sllavëve rusë, e ka po të njejtat kërkesa nacional-shoviniste për Kosovën siç ka Rusia për Ukrainën, në Ballkan ka rrezik të hapet një luftë tjetër e përgjakëshme.

    Si rezultoi politika e dipllomacisë europiane kur Rusia pushtoi Krimenë dhe dy rajone lindore të saj duke i quajtur “asociacione” me shumicë serbe, njëlloj siç pretendon Serbia me “asocioacionet” e saj në Kosovë ?
    Nuk vuri mend kjo dipllomaci se shteteve diktatoriale ekspansioniste po ju dhe dorën të rëmbmejnë jo vetëm gjymtyrët por e gjithë trupin ?
    Bile në rastin e Rusisë me Ukrainën, Putinin nuk e kishim dëgjuar që të mohonte pamvarësinë e Ukrainës, kurse sejmeni i tij Vuçiç, Gëbelsi i Millosheviçit nuk ka hequr dorë asnjë herë nga marrëzia se “Kosova është Serbi”.

    Në dukje, këmbëngulja e Kurtit që pakica serbe duhet të respektojë ligjet e shtetit të Kosovës e të mos lëvizë me makina me targa të ish Jugasllavisë apo Serbisë, duket një gjë e parëndësishme e një këmbëngujje “tekanjoze”.
    Por jo, nuk është aspak kështu.
    Pas djallësive të vogla, fshihen djallëzi të mëdha.
    Nuk e dij për në Spanjë por në vendin europian ku jetoj prej mbi 30 vitesh, ka një emigracion serb ,relativisht të madh e të vjetër prej disa brezash.
    Nuk më ka zënë syri asnjë targë serbe makinash, në përdorim të emigrantëve nga ky vend me përjashtim të atyre që vijnë përkohësisht si turistë.

    Serbë siç ka nga të gjitha etnitetet në SHBA, mund të përbëjnë edhe shumicën e një fshati apo qyteti të vogël të ndonjë nga shtetet amerikane.
    A mos duhet që këto “shumica” të krijojnë “asocioacionet” e tyre të mvarura nga qeveria serbe e makinat ti kenë me targa serbe ?
    Në Manhaten, lagjen qytet të madh të New Yorkut, thuhet se dominojnë emigrantët kinezë me disa miliona.
    A mos duheshka që për këtë të krijohet një “asociacion shtet kinez”, mbrenda New Yorkut e emigrantët kinezë të ecin në makina me targa kineze ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *