• |
ide | kryesore

Kreu i NATO-s: I zhgënjyer nga dështimi i takimit Kurti – Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
nato-s



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas dështimit për një marrëveshje me kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç në takimin e mbajtur prej tyre këtë të hënë në Bruksel. Kreu i Aleancës shpreh zhgënjim për këtë situatë.

Ai thotë se “duhet të shmanget përshkallëzimi i situatës”. Stoltenberg tha se ka biseduar edhe me Shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell. Ai ka kërkuar zgjidhje pragmatike për këtë çështje duke shtuar se NATO dhe KFOR janë viligjentë.

“Fola me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO dhe KFOF mbeten vigjilentë”, – ka shkruar kreu i NATO-s në Twitter. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dështon takimi Kurti-Vuçiç. BE fajëson Prishtinën



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *