• |
ide | kryesore

Aksident në Itali, humb jetën 24-vjeçarja shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



Media italiane “La Tribuna” ka njoftuar për vdekjen e 24-vjeçares Blerina Kryeziu nga Kosova. E reja, që punonte si kamariere në një restorant në Itali, u godit të premten nga një automjet. Pas tri ditësh qëndrimi në spital, 24-vjeçarja vdiq të hënën.

Shtypi italian shkruan se e reja kaloi tri ditë në repartin e kujdesit intensiv. Të hënën pasdite u konstatua vdekja e saj. Kryeziu punonte si kamariere në restorantin e njohur “da Silvano”, prej më shumë se tre vitesh. E reja ishta martuar prej disa muajsh, vijon raportimi.

Media raporton se të premten, rreth orës 19:00, ajo ka qenë duke ecur në këmbë përgjatë anës së rrugës, në via San Martino, një rrugë pa ndriçim. Një veturë e tipit “Nissan” e goditi atë duke e përplasur rreth 10 metra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *