• |
ide | kryesore

Inceneratori i Elbasanit/ Kërkesa e SPAK për masë të re sigurie për Bllakon, Apeli vendos nesër

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme masë sigurie “arrest në burg” për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllakon për Inceneratorin e Elbasanit. Kjo masë është refuzuar dy javë më parë. Pas refuzimit, SPAK i është drejtuar Apelit të së Posaçëm. Apeli i Posaçëm do të shqyrtojë kërkesën të enjten në orën 08:30.

“Çështja është regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë. Objekti është caktim masë sigurimi, dhe për shkaqe procedurale është shtyrë për nesër ora 8:30”, bëhet me dije.

Nga SPAK u zbuluar disa dhjetëra e-maile dhe një komunikim i Bllakos me biznesmenin Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.



1 Comment

  1. A ka vlere se kush drejton SPAK-un kur Gjykata e Posacme behet mburoje per korrupsionin ?!
    Rasti i Bllakos se inceneratoreve per mosburgosjen e tij kur kerkon SPAK eshte tregues i qarte se Rama ka ngritur barrikaden edhe me Gjykaten e Posacme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *