• |
ide | kryesore

Apeli i Posaçëm cakton datën, seanca për inceneratorin e Elbasanit do të mbahet më 5 qershor

Lajme, Të fundit


Apeli i Posaçëm ka caktuar datën e nisjes së procesit për inceneratorin e Elbasanit. Mësohet se seanca e parë do të mbahet më 5 qershor në orën 11:30.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar çështjen penale në lidhje me ankimin e SPAK ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, po ashtu dhe të të pandehurve të tjerë.

Tetorin e kaluar ish-ministri Lefter Koka u dënua me 5.8 vite burg, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako u shpall i pafajshëm. Me 6 vite e 8 muaj burg u dënuan edhe administratorët Klodian Zoto e Mirel Mërtiri dhe 4.8 vite Stela Gugallja.

Ndërsa anëtarët e komisionit të vleresimit të ofertave Pëllumb Abeshi e Jonida Zeqo me nga 4.8 vite burg. Vendimi është ankimuar nga të dënuarit që kërkojnë pafajësi, por edhe nga SPAK.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *