• |
ide | kryesore

Gjyqi për inceneratorin e Elbasanit, shtyhet sërish seanca

Arkiva, Lajme, Të fundit
Inceneratori i Elbasanit



Seanca gjyqësore për inceneratorin e Fierit është shtyrë sërish këtë të mërkurë.

Seanca e radhës pritet që të mbahet më datë 11 shtator, në orën 11:00.

Për çështjen e inceneratorit të Fierit, pritet që të paraqesin mbrojtjen edhe 5 të pandehur.

Kjo nuk është hera e parë që shtyhet seanca gjyqësore për inceneratorët, pasi edhe në raste të tjera ka ndodhur e njëjta gjë me pretendime të ndryshme.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën duke kërkuar 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, në lidhje me inceneratorin e Fierit, për ish-sekretarin e Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, janë kërkuar edhe 7 vite burg. Ndërsa për Klodian Zoton ka kërkuar 12 vite burg dhe 4 vite burg për Arben Dervishajn.

Të katër të akuzuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar nëse shpallen fajtorë.



3 Comments

  1. shumë në “Foltore” vazhdojnë t’i mbajnë shpresat tek Berisha, një lider “i vdekur” politikisht, “i varrosur” ndërkombëtarisht, për të kuptuar se ata e kanë një emergjencë ekzistence të kenë mes tyre një politikan si Bardhi. Edhe pse sot ende nuk e dinë.

  2. Ndajeni çeshtjen; Titulli thote içeneratori i Elbasanit. Rreshtat e para te lajmit thone i Fierit. Cilin te marrim per te vertete? Qe…. keni gomere ne redaksion?

  3. “Zoti Berisha e ka akuzuar për vrasje Bardhin, për vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. Tani të na shpjegojë nëse po bashkëpunon me një vrasës apo akuzat kanë qenë të rreme. Aleanca mes tyre është aleancë mes kriminelëve. Bardhi ka thënë se Berisha është vrasësi i 26 jetëve në Gërdec. Edhe ai të na shpjegojë. Kjo për mua është non sens dhe imorale”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *