• |
ide | kryesore

A do të ketë një rikthim të Bora Zemanit në Për’puthen?

-Instant, Paparazzi, Slider



LArgimi për në parlament i Ori Nebiaj, ka liruar një vend në Top Media. Vend i cili duket se i takon vetëm Bora Zemanit. Autorja e programit, Olsa Muhameti, duket që nuk e shikon dot në emision tjetër moderatoren. Ajo i ka bërë një ftesë publike, duke e cilësuar edhe si një rikthim në shtëpi të Borës. A do tw pranojw Bora tw lw Dancing With the Stars pwr tju ribashkuar Perputhen?

Në një intervistë për “Top Arena”, Muhameti theksoi se Borës i është bërë ftesa edhe në mënyrë zyrtare.

“Ende nuk është vendosur gjithçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Mesa duket, “Për’Puthen” është program hit dhe moderatorët/prezantuesët e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në Top Channel, në ekranin e madh të shqiptarëve. Prandaj nuk është se kanë munguar alternativat, kanë qenë të shumta. Por, personalisht kam bërë një ftesë, jo vetëm personalisht, por edhe zyrtarisht sepse u konsultova me drejtuesen e Top Channel, Lori Hoxhën, dhe i kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në ‘Për’Puthen’.”

Në vijim ajo shtoi:

“Bora e njeh shumë mirë programin. Nga ana tjetër, do të ishte kthimi i saj në shtëpi, sepse Bora nuk u largua sepse nuk ka dashur ‘Për’Puthen’ apo ‘Për’Puthen’ nuk e ka dashur Borën, por mori një spektakël të madh siç është ‘Dancing ëith the stars’ dhe është çështje e menaxhimit të kohës. Aktualisht, përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur. Jo se nuk e do ‘Për’Puthen’, por unë shpresoj që Bora do ta gjejë kohën për t’i menaxhuar të dyja programet dhe të mos i thotë ‘jo’ ftesës së ‘Për’Puthen’.”

LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *