• |
ide | kryesore

Megi Pojani në drejtimin e Përputhen

Paparazzi, Slider
Megi Pojani



Kiara Tito dhe Efi Dhedhes ishin dy emra që u përfolën se do të prezantonin sezonin e ri të “Për’Puthen” në Top Channel, por nuk do të jetë asnjë prej tyre. Programi do të moderohet nga Megi Pojani.

Pas përvojës si moderatore e “Big Brother VIP Fan Club”, Megit do t’i besohet reality show. “Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. E përsëris – lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee,” tha ajo e kontaktuar nga Top Channel.

“Prezantimi i Për’puthen është kthyer tashmë në një trampolinë të mirë për të bërë karrierë në Top Channel!” u shpreh autorja e programit, Olsa Muhameti. “E sa duket kjo e ka bërë këtë pozicion kaq shumë të kërkuar nga vajzat e ekranit dhe shoëbizit! Publiku këtë sezon ka qenë tifozi i shumë emrave, por si gjithmonë Top Channel suprizon dhe jam entuziaste që Megi Pojani do të prezantojë këtë sezon të pestë të Per’puthen!”



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *