• |
ide | kryesore

Drew Barrymore ndërpret emisionin pas kritikave

Paparazzi



Drew Barrymore ka marrë vendimin të ndalojë ndërpresë emisionin, The Drew Barrymore Show – pas reagimit të ashpër rreth njoftimit të saj për t’u rikthyer për sezonin e katërt.

Të dielën, prezantuesja hyri në Instagram për të ndarë lajmin me ndjekësit e saj.

“I kam dëgjuar të gjithë dhe po marr vendimin që të ndaloj premierën e emisionit derisa të përfundojë greva e shkrimtarëve ”, ka shkruar sjo . “Nuk kam fjalë për të shprehur keqardhjen time  për këdo që kam lënduar dhe, natyrisht, për ekipin tonë të jashtëzakonshëm që punon në shfaqje. Ne vërtet u përpoqëm të ecnim përpara. Dhe unë me të vërtetë shpresoj për një zgjidhje për të gjithë industrinë shumë shpejt.”

Në një deklaratë për ET, një zëdhënës i CBS Media Ventures, i cili prodhon  The Drew Barrymore Show, tha,  “ Ne mbështesim vendimin e Drew për të ndaluar rikthimin e shfaqje. Ne e kuptojmë për se sa i ndërlikuar dhe i vështirë ka qenë ky proces për të.”

Njoftimi i Barrymore vjen pasi ajo në një video-mesazh të fshirë që atëherë, kërkoi falje publike për vendimin e saj për t’u kthyer dhe shpjegoi pse mendonte se ishte më e mira për të dhe stafin e saj.

Në atë kohë, aktorja ndau se ajo kishte ende plane për të ecur përpara me premierën.

“Unë nuk mund të bëj asgjë ose të them në këtë moment për të rregulluar situatën”, u shpreh Drew. Marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia.  Thjesht dua që të gjithë të dinë se nuk kam pasur si qëllim të mërzidja apo lëndoja dikë. Kam kaluar kaq shumë ulje dhe ngritje  në jetën time, dhe kjo është një prej tyre. Unë u kërkoj falje shkrimtarëve dhe sindikatave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *