• |
ide | kryesore

Dhunuan avokatin pas gjyqit për pronën, arrestohet 32-vjeçari në Fier

-Instant, Lajme, Të fundit
Gjykatë



Një 32-vjeçar i cili ditën e djeshme dhunoi me grushte një avokat në Fier pas një seance gjyqësore, është arrestuar nga policia. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ra 32-vjeçari me iniciale I.V. Po ashtu, u mor nën hetim në gjendje të lirë 70-vjeçari J.V. Gjyqi për çështje pronësie përfundoi me rrahjen e avokatit dje në Gjykatën e Fierit.

Ngjarja ndodhi pranë gjykatës së Fierit në përfundim të një seance gjyqësore, aty ku pasi kanë dalë nga godina e gjykatës, palët janë konfliktuar me njëra-tjetrën, duke përfunduar në  sherr. Grushteve nuk i shpëtoi as avokati. Ndërkohë, grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *