• |
ide | kryesore

Alibeaj prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Mallakastër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mëse tre javë pas deklaratës se do të dilte me kandidatët e vet në zgjedhjet e 14 majit 2023, Enkelejd Alibeaj nisi prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Pasi deklaroi se kishin dështuar negociatat, për të mos lëshuar vulën e PD-së, duke refuzuar për daljen me një kandidat të vetëm me partinë që drejtohet nga Sali Berisha, Alibeaj prezantoi sot kandidatin e parë nga radhët e grupit të tij, Agron Kapllanin, që Berisha e akuzon të lidhur me qeverinë sepse ka marrë miliona euro investime në zonën e 5 majit.

“Agron Kapllani nuk premtoi në 2015 vende pune, por tha “I barabartë gjithkush”. Kjo është të jesh i moralshëm, i ndershëm në dhënien e shërbimit.

E dyta, me alternativë. Mund të jesh i ndershëm, mund të jesh i sinqertë, por duhet të kesh alternativë. Çfarë do bësh ti për qytetin, për bashkinë? Në rastin e Agron Kapllanit kjo është e tejkaluar sepse ka pasur nga 2015-2019 për ta parë si e trajton qeverisjen ndaj njerëzve pa bërë asnjëlloj dikriminimi, as për të majtë, as për të djathtë”, tha Alibeaj.

Alibeaj replikoi nga Mallakastra edhe me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, i cili sot, gjatë një komunikimi me ndjekësit në Facebook, i quajti deputetët e tij bukëshkalë.

“Anatemohemi ne për pazar me Edi Ramën? Bukëshkalë? Pengje? Kush e votoi pro çështjen inceneratorëve dhe kush nuk e votoi? Një pjesë e ministrave sot janë në burg sepse atë çështje e ngritëm ne. Ca njerëz nuk erdhën as për ta votuar, madje edhe na shanë. Kush e votoi përfaqësuesin e maxhorancës “mamuthi i korrupsionit” te Banka e Shqipërisë? Fitoi “mamuthi i korrupsionit” me votat e këtyre që i bashkuan me maxhorancën. Çështjen e Portit të Durrësit e ngritëm ne. Njerëzit nuk kanë nevojë për zhurmën e kapjes së foltores çdo të enjte në mëngjes, por kanë nevojë të dinë sa është vjedhur, kush janë oligarkët që darkojnë me Edi Ramën”, u shpreh Alibeaj.



18 Comments

  1. Ti kete alibeu tere kete popull valle qe e ndjek,e perpjete me duket,mos kushedi me bejne syte se si azil pleqsh po duket aty se si socialiste te katapultuar duken ??????

  2. Suksese Alibeajt!

    Suksese Partise Demokratike te vertete. Asaj me vule.

    Kjo eshte Opozita dinjitoze qe meriton Shqiperia Europiane.

    1. Më pëlqen ky koment Jorgo, sepse është ndryshe nga ato komentet, e zhdërvjellta retorike , me stil e gjuhë të zgjedhur-ky është si komentet e patronazhistave me 4 klasë filloreje.

  3. Dmth.
    Bashkit. Mallakastër, Patos, Rroskovec, Fier.
    Shanset minus, per Pd. Si te vules si te berishes.
    Jo se do i fitonte. Se ka nja 25 vjet qe si mer dot pd. Pervec te bashkis Mallakastër ne 2015.
    Me si po ven gjerat per pd. Po mori 3-4 bashki ne 61, do jet surpriz.

    1. Pse pak jan 4 bashki.
      Tani kemi vetem 1.
      Pastaj 4 bashki.
      Ne 2027, do i bejm 10.
      Ne 2031, 20
      Ne 2035. Do kemi 40.
      Punojm me llogari ne.
      E ka then sala, pa fituar nuk largohem gjall.
      Ja erdhi 2035. Pak durim.

  4. Halebeaj eshte thjesht nje katunar klasik qe po e ferkove pak ngrehet si kari. Si duket do kete ngrene dhe ky ndonje garuzhde corbe te prishur plus duhet te kthej favorin qe ja emeruan gruan ilegale ne gjykaten Kushtetuese

  5. I paska dhene Rama nja 50 militante borxh te tjeret i ka paguar si figurante, praktike e njohur, ke marre edhe kete bolen Palikarin aty me siguri.

    1. Alibeaj bisht qeni do të ngelet
      Do të bëhet kryetar me gjykatë
      Për kokën tënde Alibeaj
      Po me dukesh si shvejku ordinance e toger llukashit.
      Tani që ta mbushi sallën shko lustroji.çizmet.

  6. Mund të votojnë socialistët për këta e kanë bërë edhe për partine e Patosit në zgjedhjet e kaluara

  7. Ja u zgjidh edhe bashkia e Ballshit!
    Laj thaj qyqari Alibeaj kete legenin ka vetem ne dispozicion , se vetem ky nuk perton te hedh miliona euro pa fund edhe kur nuk merr dot as edhe nje mandat per vete .
    Kapllanaj nje ish hajdut makinash, fshatar kokepllake qe ka marre dhe merr tendera miliona euro nga Rilindja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *