• |
ide | kryesore

Aksident në Itali/ 7 të plagosur, mes tyre një 23-vjeçar shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në hyrje të nënkalimit në via “Dal Cero” në Verona. 7 persona kanë mbetur të plagosur pasi tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën. 4 prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, makinat e përfshira në aksident janë një “Fiat Cinquecento” me drejtues një 23-vjeçar shqiptar, një mjet tip “Renault Modus” me drejtues një 25 vjeçar nga Verona dhe një makinë “Toyota Yaris” me drejtues një 60 vjeçar po nga Verona.

Për nxjerrjen e të aksidentuarve nga automjetet u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, Nuk është zbuluar ende identiteti i tyre. Ndërkohë, autoritetet italiane po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *