• |
ide | kryesore

Berisha në 110-vjetorin e Pavarësisë: Lavdi Zotit jemi të lirë, problem regjimi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar qytetarët në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ish-kryeministri e ka përcjellë urimin përmes një video-mesazhi në rrjetin social TikTok.

“Pavarësia e Shqipërisë është festa e të gjitha festave të shqiptarëve. Pa Pavarësinë e Shqipërisë ne do të ishim vidhisur në honet apo në mjegullnajat e Ballkanit,” – tha Berisha.

Ai shprehu nderimet për Ismail Qemalin dhe gjithë ato burra e gra që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

“Lavdi Zotit sot ne jemi të lirë, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ndodhemi, por sot ne kemi një problem shumë të madh. Këtë regjim i cili me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike po përzë shqiptarët, po përzë rininë e kombit sa asnjë regjim tjetër në histori,” – shtoi Berisha.



3 Comments

  1. Sa i djallezuar qe eshte,ate e tregoi edhe dje kur u largua nga parlamenti pasi nuk i shikonte dot shqiptaret e bashkuar,imagjinoni se ne cfare gjendje ka qene dje Saliu kur te gjithe flisnin per diten e flamurit perfshi edhe Spiropalin dhe ai nuk e kishte kete mundesi,pas Non grates kjo qe i ndodhi dje Saliut ka qene degjenerimi me i madh ne jeten e tij.

  2. Sa bukur ke fol o Armik i Popullit!

    Pavaresia ishte rezultat i intelektit dhe punes se jashtezakonshme shumevjecare te disa shqiptareve te ndritur, por fill pas saj armiqte perreth nesh hodhen tentakulat e tyre ne vend. Tentakula qe u prene pas 101 vitesh me fitoren e Partise Socialiste me ne krye Edi Ramen.

    Ndersa ti sot je vecse nje vegel e ndryshkur e sherbimeve serbo-ruso-iraniane, i vulosur me dopio non grata nga aleatet me te fuqishem dhe me te afert te Shqiperise, SHBA dhe UK.

    Nuk ke me asgje ne dore per t’i prishur pune shqiptareve te Shqiperise, Republikes se Kosoves, te Maqedonise se Veriut apo Malit te Zi… pervecsje lehjes si qen i zgjebosur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *