• |
ide | kryesore

Blinken uron shqiptarët me rastin e ditës së Pavarësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Sekretari amerikan Shtetit Antony J. Blinken ka ndarë një mesazh urimi për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.


“Kam nderin të uroj popullin e Shqipërisë për 110-vjetorin e Pavarësisë. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu krenare që festojnë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe partneritetin e gjerë e të fortë që kemi ndërtuar së bashku”.


Sekretari i Shtetit përgëzoi punën që Shqipëria ka bërë së bashku me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kontributin e Tiranës në skenën globale.

Mesazhi i Sekretarit Blinken

“Shqipëria ka treguar rol udhëheqës dhe guxim duke mbështetur Ukrainën dhe duke hedhur dritë mbi veprimet e aktorëve keqdashës në Evropë dhe në mbarë botën. Kontributet e çmuara të Shqipërisë si një aleate e NATO-s ndihmojnë në mbajtjen e Aleancës të fortë, të përgatitur dhe të vendosur”.

Sekretari Blinken falenderoi gjithashtu në emër të Shteteve të Bashkuara Shqipërinë për partneritetin dhe mbështetjen e saj në zhvendosjen e afganëve.

Në mesazhin e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë sekretari i Shtetit përgëzoi Shqipërinë për fillimit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian duke e vënë theksin në nevojën për të vazhduar luftën ndaj korruksionit dhe krimit të organizuar.

“Së bashku, ne po punojmë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të siguruar energji duke avancuar axhendën tonë të përbashkët të klimës për Evropën dhe për të forcuar mbrojtjen kibernetike”.

“Ndërsa nisim shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona, ne jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin shqiptar”, përfundon mesazhi i sekretarit të Shtetit./VOA


4 Comments

  1. Faleminderit Z. Blinken.

    Mbeshtetja e Departamentit Amerikan te Shtetit ndaj vendit tone eshte e cmuar.

    Faleminderit vecanerisht per mbeshtetjen e jashtezakonshme prej 19 Majit 2021.

  2. Urime ne vecanti per qeverine e mazhorancen mafioze per drogen e trafiqet me 5 yje qe sollen keto 9 vjet ne Shqiperi
    Sekretari me medioker qe ka pasur USA
    Sa larg Ollbrajt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.