• |
ide | kryesore

Përdornin call center-in për të shitur drøgë, 50 vite burg për 5 shqiptarët në Angli

-Instant, Lajme, Të fundit
personat e denuar ne angli

Anëtarët e një grupi të krimit të organizuar janë burgosur për gati 50 vjet. Ata të cilët drejtonin një call center dhe e përdornin atë për të furnizuar drogë në Angli. Qendra e thirrjeve, e vendosur në një banesë, përmbante një telefon celular të cilit njerëzit mund t’i telefononin për të porositur drogë. Një celular i veçantë do të përdorej më pas për të dërguar korrierët për të shpërndarë drogën.


Pesë anëtarët kryesorë të bandës u burgosën këtë javë. ‘Koka’ e bandës Bekim Hasmegaj, 35 vjeç Blackrod u dënua me 10 vjet burg. Albi Hoxhaj, i cili punonte në qendrën e thirrjeve, u burgos për pesë vjet e 10 muaj.


Klevis Prenci, 33 vjeç, u burgos me katër vjet e dy muaj. Prenci ishte përgjegjës për ndarjen e drogës në pazare, mbledhjen e parave të gatshme dhe rimbushjen e korrierëve.

Altin Niklai, 37 vjeç, u burgos për pesë vjet e gjashtë muaj. Ai ishte i përfshirë në stafin e qendrës së thirrjeve dhe për strehimin dhe kujdesin për korrierët e rinj në Angli.

Aurel Hila, 39 vjeç, luate një rol më të vogël për bandën. Ai u largua nga vendi dhe u dënua në mungesë të tij për pesë vjet.

Pesë të tjerë që vepronin si korrierë u dënuan më parë me 14 vjet e dy muaj gjithsej për posedim droge.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.