• |
ide | kryesore

Shkodër/ Organizuan lojërat e fatit në lokal, dy në pranga

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në pranga të policisë së Shkodrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për organizmin e lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali të paregjistruar në organet tatimore. Në kuadër të operacionit “Poker 5” u arrestuan shtetasit Shkelzen Bajraktari 34-vjeç dhe Syrjan Zekaj, si dhe u shpall në kërkim Lidjo Gojcaj. Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 45 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në Koplik, në ambientet e lokalit me administrator shtetasin L. G., janë gjetur 1 tavolinë pokeri, 5 makineri elektronike për lojëra fati, një valixhe me çipsa që përdoren për lojëra fati, letra bixhozi dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *