• |
ide | kryesore

Burg për 27 trafìkantët në Itali, mes tyre edhe shqiptarë (Emrat)

-Instant, Lajme, Të fundit



Janë 27 urdhra për burgim të shpallura në këto orë nga Drejtoria e Hetimit Antimafia në Italia në kuadër të operacionit të quajtur “Federico II”. Ky i fundit në vitin 2016 bëri të mundur shkatërrimin e dy organizatave. Njëra prej tyre ishte e dedikuar ndaj zhvatjes dhe trafikimit të drogës. Tjetra, ajo italo-shqiptare, ishte e dedikuar për importimin e sasive të mëdha të heroinës nga Shqipëria.

Ky ishte hapi pas vendimit të marrë në fillim të muajit nga Gjykata e Kasacionit në Itali, për të rrëzuar dhe konsideruar si të papranueshme ankesat e 24 të pandehurve. Dënimi dhënë ndaj tyre më 1 korrik 2020 nga Gjykata e Apelit të Leçes u bë kështu i prerë.

Vendimi ishte konfirmuar për Giuseppino Mero, 56 vjeç nga Cavallino; Mario Accogli, 46 vjeç, nga Scorrano; Ortis Banda, 40 vjeç, me origjinë shqiptare me banim në Maniago (aktualisht i pagjurmueshëm); Antonio Leto, 30 vjeç nga Caprarica; Nicolò Capone, 27 vjeç, nga Lizzanello; Francesca De Dominicis, 51 vjeç, nga Merine; Francesco De Cagna, 53 vjeç, nga Scorrano; Carmelo De Pascalis, 57 vjeç, nga Cavallino me origjinë nga Trepuzzi; Luca Giannone, 44 vjeç, nga Calimera; Alessandro Greco (aka Sandrino) 37, nga Lecce; Klaid Hasanaj, 52 vjeç shqiptar, banues në Leçe; Gabriella De Dominicis, 58 vjeç, nga Merine; Alessandro Antonucci, 30 vjeç, nga Lizzanello; Maria Valeria Ingrosso, 41 vjeç, nga Lizzanello; Mario Mandurrino, 32 vjeç, nga Lecce; Angelo Montinaro, 40 vjeç, nga Caprarica di Lecce; Brenda Potenza, 34 vjeç, nga Taviano; Cosimino Maggio, 52 vjeç, me origjinë nga Minervino, por me banim në Reggio Emilia; Umberto Nicoletti, 43 vjeç nga Lecce; Luciano Pagano, 46 ​​vjeç, nga Brindisi; Gianluca Antonio Spiri, 45 vjeç, nga Racale; Pierluigi Pierri, 32 vjeç, nga Torre San Giovanni (në Ugento); Yuri Rosafio, 43 vjeç, nga Brindisi; Emanuele Soliberto, 42 vjeç nga Brindisi. Megjithatë, për Bilal Boçajn, 53-vjeçarin shqiptar, gjykatësit kishin ricaktuar dënimin me nëntë vjet e 4 muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *