• |
ide | kryesore

Cardi B akuzohet për plagjiaturë, shkak The Simpsons

-Instant, Paparazzi, Slider



Cardi B është akuzuar së fundmi nga krijuesit e kostumit që ajo veshi në Halloween. Veshja ishte një version i frymëzuar nga personazhi Marge Simpson.

Një artist italian beson se Cardi B ka bërë plagjiaturë punën që ka bërë më parë. ArtNet News raporton se aleXsandro Palombo krijoi pamjen në vitin 2013 kur bëri një seri të Marge Simpson. Për këtë arsye, ai ka punësuar një avokat të quajtur Claudio Volpi. Ky i fundit është ekspert në ligjin e pronësisë intelektuale dhe do krijoj, një çështje kundër artistes.

Menjëherë, Volpi foli me gazetën që raportoi historinë dhe tha se “Cardi B ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme punën e aleXsandro Palombo. Ajo e ka bërë për qëllime biznesi në kundërshtim me rregullat më elementare raportare për të drejtat e autorit dhe politikat e Instagramit. Sipas gazetës, Palombo kontaktoi gjithashtu stilisten e Cardi, ekipin publicitar të Atlantic Records dhe fotografen  Jora Frantzis për të ditur më shumë rreth historisë pas kostumit të Halloween.

Fotografia erdhi në mbrojtje të Cardi dhe u shpreh se nuk e dinte se “kishte një artist pas këtij imazhi më parë”. Por do të ishte “e lumtur të shtonte kredite”. Për këtë Palombo u përgjigj se ata kishin nevojë për një “përmirësim” që mund të interpretohej gjithashtu si para. Volpi nga ana e tij, dërgoi një njoftim në Atlantic Records. Ata kanë shtatë ditë për t’u përgjigjur. Ende nuk ka një padi zyrtare./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *