• |
ide | kryesore

Cardi B sqaron raportin me Offset pas sulmeve

Paparazzi, Slider



Cardi B zbuloi së fundmi detaje të reja rreth raportit me Offset.

Pasi një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregonte reperët e “Clout” duke festuar vitin e ri në një klub striptizmi në Miami, Cardi shkoi në rrjetet sociale për të shpjeguar situatën.

“A këndova në të njëjtin klub me babain e fëmijëve të mi ? Po. A flejtëm bashkë natën e Vitit të Ri? Po “tha ajo. “Ia kaluam mirë.” Megjithatë, ajo pretendon se ata nuk janë  bashkë ndërsa po punojnë për problemet e tyre dhe po shkojnë në terapi.

Dyshja performuan veçmas në hotelin Fontainebleau për natën e Vitit të Ri. Cardi – e lindur Belcalis Almánzar – dhe Offset – emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus – në fakt kanë kaluar shumë kohë së bashku që kur ajo njoftoi se u ndanë pas më shumë se gjashtë vitesh martesë.

Edhe pse më parë ajo sulmoi reperin në internet, ata  ndezën thashethemet e pajtimit kur festuan Krishtlindjet së bashku me dy fëmijët e tyre: vajzën Kulture, 5 vjeç dhe djalin Wave, 2 vjeç. Më vonë, më 28 dhjetor, një fanse ndau fotot që ajo kishte bërë veçmas me çiftin e ndarë teksa ata ishin duke bërë pazar në New York City.

Cardi dhe Offset u martuan fshehurazi në shtator 2017. Përveç dy fëmijëve që reperi i “Walk It Talk It” ndan me të, ai është gjithashtu baba i djemve Jordan, 13, dhe Kody, 8, dhe vajzës Kalea, 8, nga marrëdhëniet e mëparshme./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *