• |
ide | kryesore

Cardi B ndez sërish spekulimet se është rikthyer me reperin

Paparazzi, Slider



Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset, bënë foto të ndara me të njëjtin fans në NYC, pasi ajo mohoi aludimet për ribashkim.

Të enjten, fansja ndau në Instagram një kolazh fotosh që realizoi me reperët. Në një foto të shpërndarë në Stories në Instagram, gruaja dhe qenushja e saj bënë një selfie me reperen e “WAP ndërsa pozonte me një kapuç ngjyrë vjollce dhe rozë.

Në foton tjetër, fansja dhe qeni i saj i vogël pozuan me reperin Migos teksa qëndronin para tre rafteve me atlete. Disa orë përpara se ajo të ndante fotot e saj, Cardi, ndau një video ku shihet në restorantin italian Torrisi. Në klip, ajo kishte të njëjtin kapuç  që kishte veshur kur ishte jashtë me Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus.

Dalja e tyre erdhi një ditë pasi fituesja e Grammy-t mohoi se ajo dhe reperi i “Walk It Talk It” ishin pajtuar pasi kaluan Krishtlindjet së bashku me dy fëmijët e tyre.

Përdoruesi @TheePopFeed pohoi në një postim në X, “Cardi B e ka rifituar zyrtarisht Offset pas 12 ditësh”.

Blogeri Ken Barbie, i cili është mik i ngushtë me Cardin, u përgjigj me një klip të yllit të “Real Housewives of Atlanta”, Kandi Burruss, duke i thënë shoqes së saj të atëhershme Porsha Williams, “Ti sapo gënjeve”. Më pas, artistja “pëlqeu” videon, duke konfirmuar se thashethemet për pajtimin e saj me Offset nuk ishin të vërteta./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *