• |
ide | kryesore

Zelensky: Ne po e fitojmë luftën, duhet vetëm të kalojmë dimrin

-Instant, Lajme, Planet



Pavarësisht kushteve të vështira që po hasin qytetarët ukrainas me ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energjisë elektrike në këto ditë të ftohta të dimrit të saponisur, presidenti Zelensky u shfaq optimist në daljen e fundit televizive.

Gjatë mesazhit të përnatshëm për bashkëkombasit e tij, Zelensky ftoi qytetarët të tregojnë durim. Kjo pasi ushtria ukrainase është duke e fituar luftën. Presidenti ukrainas nuk harroi të falënderonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën konsistente që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Ndërkohë një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes raportoi se që nga disa e parë e ofensivës ruse, 88 mijë ushtarë të Putin kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *