• |
ide | kryesore

Qeveria britanike zbardh bisedën Sunak-Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e qeverisë britanike e cila shkruan se “Udhëheqësit mirëpritën partneritetin e ngushtë midis Mbretërisë së Bashkua dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit në tregti, investime dhe mbrojtje, duke përfshirë sigurinë kibernetike”.

Kryeministri britanik vlerësoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, por të dy liderët ranë dakord se duhet bërë më shumë për të trajtuar migracionin ilegal dhe për të luftuar së bashku krimin e organizuar.

“Ata diskutuan mbi planet për të shtuar bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta duke përfshirë edhe mbylljen e boshllëqëve që po ndalojnë kthimin e shpejtë të azil-kërkuesve të refuzuar.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri Rishi Suna mirëpresin të punojnë së bashku për t’i trajtuar këto çështje dhe të thellojnë marrëdhënien gjithëpërfshirëse mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.



2 Comments

  1. Ua ua ua… sot erdhi Presidenti Gjermanise per te takuar Kryeministrin e Shqiperise.

    Po sot, Kryeministrin i Britanise se Madhe e merr ne telefon.

    A mos vaalle ka xhelozi ne Kancelarite Europiane se kush te marr me pare vemendjen e Kryeministrit tone?!

    E dini si me duket ky Kryeministri i UK-it? Si versioni akome me simpatik dhe i dashur i gazetarit te shquar shqiptar, Muhamed Veliu.

    1. Kreshnik Spahiu, nga Gjermania ku jeton dhe punon, në një intervistë për “Koha Jonë”, e lexon protestën si ajo e demostruesit që i vë flakën vetes dhe digjet para kamerave. “Berisha ka vendosur të bëjë një “vetëvrasje” publike përpara se ta ekzekutojnë politikisht. Ai preferon të vdes krenar dhe duke luftuar. Një krenari provinciale e dëshpëruar”. Sa kar je more byrektor,po jo si salih metaj qe nuk i pjerdh njeri nga bota vetem cecenet shpellkare si ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *