• |
ide | kryesore

‘Më mirë në burg se në Shqipëri’, shqiptari habit policinë angleze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Një emigrant shqiptar, i cili u kap duke rritur kanabis me një vlerë prej 250 mijë sterlinash, i tha policisë angleze se ‘burgu është më mirë se në Shqipëri’.


Sipas gazetës Telegraph, Runi Firaku, Drilon Sulaj, Andi Zyberaj dhe Ermir Zyberaj u kapën në një ‘shtëpi bari’ të ngritur në një bllok të braktisur pallatesh në Kent. Policia gjeti 347 bimë kanabisi me vlerë prej rreth 250 mijë sterlina.


Policia tha se 43-vjeçari Firaku kishte pak ditë që kishte hyrë ilegalisht në Angli dhe vetëm 4-5 ditë që kishte qenë te godina.

“Kur u pyet nga policia nëse e dinte se ishte ilegale kjo që po bënte, ai tha se e dinte, por ‘burgu është më mirë se në Shqipëri’,” tha prokurori i çështjes.

Të katër shqiptarët thanë se ishin shfrytëzuar, ndërsa deklaruan fajësinë. Firaku dhe Zyberajt u dënuan me nga shtatë muaj burg, ndërsa Sulaj u dënua me tetë muaj.

Duke dhënë dënimin të enjten, gjykatësi tha se e pranon se ata nuk ishin përfshirë përmes zgjedhjes apo dëshirës. Sa i përket deklaratës së Firakut për burgun, ai tha: “Kjo e vë në kontekst faktin se pse u detyruat të kryenit këtë vepër”.

Duke qenë në paraburgim që nga arrestimi i tyre në shtator, ata duhet të lirohen brenda pak ditësh.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.