• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh në Britani, rreth 1 milion raste me Covid brenda një jave

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
skaduara eg.5 covid



Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten, numri i rasteve të reja të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar theu sërish shifrën e një milion të infektuarve në baza javore, duke rritur frikën e një vale të re.

Numri i rasteve u rrit me 6% brenda një jave, duke shënuar 972,000, sipas shërbimit statistikor britanik (Office for National Statistics, ONS).

Kjo ishte rritja e parë e rasteve që nga 17 tetori. Në të njëjtën kohë, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), ka pasur një rritje prej 40% të shtrimeve në spital për shkak të gripit.

Zyrtarët e institucionit kanë paralajmëruar se ekziston rreziku i një pandemie të “dyfishtë”, e cila do të rrisë shumë presionin në sistemin shëndetësor

Sipas të dhënave të përpiluara nga faqja e internetit Our Ëorld in Data , Britania ka regjistruar më shumë se 212,000 viktima për shkak të komplikimeve të COVID-19 nga një total prej rreth 24 milionë rastesh të regjistruara nga SARS-CoV-2.



6 Comments

  1. Kete vit mbjellja e pare paska qene ne Britani, heren e pare efilluan me Italine.
    Sa doza variksine kane mbetur pa shitur ?

  2. Qe kur e mori ai shimpazeja qeverine filluan marifetet nga e para. Dhe ne jane te semure i ke te gjithe te varikarsinuarit qe po kane probleme me sistemin e tyre imunitar te shkerdhyer. Vazhdoni besoni teorine e Klaus Schwab se ne rregull jeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *