• |
ide | kryesore

Goditja e Berishës/ Reagon edhe ambasada britanike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ambasada britanike



Goditja e kreut të PD-së, Sali Berisha është dënuar edhe nga ambasada britanike në Tiranë. Në faqen e saj zyrtare në Twitter ajo i përmend edhe emrin Berishës, ndryshe nga SHBA, por nuk jep statusin e saj si kryetar i PD-së.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë gjithmonë të drejtën për protestë paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm ndaj fjalës së lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah për krah në mbështetjen tonë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës” – shkruan ambasada britanike.

Më herët një deklaratë bëri edhe ambasada e SHBA nëpërmjet një zëdhënësi.

“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës ne përputhje me ligjin” – thuhej në reagim.

Kujtojmë se Berisha është shpallur non grata si nga SHBA ashtu edhe nga Britania e Madhe. Sulmi është dënuar edhe nga OSBE që bën thirrje që të shmangen spekulimet dhe të vijojnë hetimet. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Nuk mbrohet Berisha mer.
    Keta jane sekti Sorrosjan qe i kundervihen mjeteve te forces/dhunes, te cfaredo kahu “politik” qe i perdor ato.
    Dhjaksat Sorrosjan ku shkon shtat nga forca ndaj e kan ndalu si e paligjshme.

  2. Na plasi sec thote kjo ambasade, apo ajo ambasade. Nje avaz keto ambasadat na japin leksione morali bla bla bla, sikur te ishte zyrtari i tyre ky kufome e pakallur. As ne vendin e tyre keto ambasadat nuk komentojne kaq shume per kryeministrat apo opozitaret e vendit te tyre.

  3. Portali Syri.tv ka hapur një sondazh, pas rrahjes së kryefamiljarit Sali Berisha.

    Në sondazh, njerëzit pyeten nëse Berishën e rrahu Rama apo e rrahu…. Rama. Pra të dy opsionet janë “Po”

    “A mendoni se qendron Edi Rama pas sulmit të Berishës? Po apo Po”, pyet portali i Berishës?

  4. Është i vetmi politikan shqiptar që ka justifikuar dhunën pasi e ka ushtruar direkt me njerëzit e tij. Është i vetmi politikan që gjithmonë ka gjetur arsye për të qenë me dhunuesin dhe jo me të dhunuarit në 30 vite pluralizëm në Shqipëri.

    Ndaj dhe sot kur i ndodhi ajo ngjarje e shëmtuar, ai nuk kishte se si të mendonte ndryshe, përveçse si Sali Berisha rrahës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *