• |
ide | kryesore

Shefi i diplomacisë europiane: Sot flasim për masa konkrete në mbështetje të rajonit

-Instant, Lajme, Të fundit



Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell ka ndarë disa nga çështjet që do të diskutohen në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Borrell tha se pasojat nga lufta në Ukrainë si dhe sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë janë çështjet kryesore që do të shtrohen në tryezë. Kreu i diplomacisë në BE tha se ka ardhur koha për dialog dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve mes vendeve. Borrell shtoi se sot do merren masa konkrete për t’i ardhur në ndihmë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ditë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Samiti i parë me BE që ndodh këtu. Jemi tejet të përkushtuar ndaj rajonit, për ta mbështetur dhe përballur me pasojat e luftës. Do ti japim mbështetje financiare familjeve. Që prej sulmeve të parë kibernetike, kam ofruar mbështetjen, ekspertët tanë janë këtu. Mbështetje kemi ofruar edhe për marrëveshjen Kosovë-Serbi, të cilat duhet të angazhohen në diskutime. Është një moment që ka mundësi të madhe. Do t’i ofrojmë mbështetje, 10 mln euro për ç’mininim në Bosnjë Hercegovinë. Migracioni po kështu do jetë një çështje e diskutimit. E rëndësishme është që të nisim të punojmë me shpejtësi. Është e padrejtë që Bullgaria nuk është pranuar si pjesëtare Shcengen-it”- tha shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *