• |
ide | kryesore

Akuzohet për shpërdorim detyre, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Thoma Gëllçit për pafajësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish drejtorit të TVSH-së, Thoma Gëllçi për pafajësi. Togat e zeza të Apelit të Posaçëm kanë miratuar vendimin e Shkallës së Parë. Kësisoj ato kanë lënë në fuqi vendimin e formës së prerë me 1 vit e 4 muaj dënim ish-drejtorin. Ai u shpall fajtor për akuzën e  shpërdorimit të detyrës, në lidhje me tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro. Gjithashtu në fuqi u la vendimi edhe për tre personat e tjerë të vënë nën akuzë për të njëjtën çështje.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gëllçi në cilësinë e drejtuesit dhe 3 zyrtarët e tjerë pjesë e Komisioneve përzgjedhëse kanë favorizuar kompaninë fituese nëpërmjet kritereve të vendosura. Gëllçi së bashku me Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj u arrestuan në tetor te vitit 2021. Në gusht të 2022, ish-drejtori la qelitë për shkak të përfundimit të dënimit. Pas arrestimit në atë kohë përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria bëri të ditur se ish-zyrtari i lartë i Televizionit Publik, i cili financohet nga buxheti i shtetit, akuzohet për shkeljet e konstatuara në procedurën e hapur të prokurimit me objekt blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro, me fond rreth 1 milion dollarë të zhvilluar në datën 9 nëntor 2018. Për të njëjtën çështje në pranga kanë rënë edhe tre punonjës të RTSH.



2 Comments

  1. Zhdukuni .Mos dilni ne faqe te dheut e mos kujtoni me qe keni punuar ne Berishen.un nuk e bej dhe pse kam mijera aresye.

    Dhe pse ju a dorezove te forte dhe pse ju gezuat çdo të mirë nga Pushteti dhe une jetoj akoma ne 53 metra katrore. Unë nuk jam si ju Nuk jam Agron Kuliçi..E sera e tij por Osman Levanaku. Por dhimbja për Profesionin më shkaterron. Zoti te nderon dhe te denon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *