• |
ide | kryesore

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 41-vjeçari në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 41-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. 41-vjeçari kishte goditur me sende të forta shtetasin me iniciale V. B. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj në lagjen “30 vjetori” në Berat.

Njoftimi:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Dh.Gj.(P.), 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

 

 

Ky shtetas, në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *