• |
ide | kryesore

Tensionet për hapjen e zyrave të KQZ-ve, SHBA: Nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se, aktualisht, nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës “duhet të jetë prioriteti më i lartë”.

Komentet vijnë një ditë pasi grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.

Zgjedhjet në katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor.



1 Comment

  1. Kurvat e shba po sabotojne çdo perpjekje te institicioneve legjitime te kosoves. Kane rene ne ujdi me serbin pasi bashke i lidh biznesi e perfitimet. Keshtu do jete deri sa shba te drejtohet nga soros.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *