• |
ide | kryesore

Flet Ilir Alimehmeti: Pse u tërhoqa nga gara për Tiranën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranën



Mjeku Ilir Alimehmeti, kandidati në primaret e PD për Tiranën ka dhënë shpjegimet e tij për tërheqjen nga balotazhi. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ai tha se është bërë një analizë përpara vendimit.

“Edhe unë e kam bërë analizën. Kur bëjmë një kalkulim… Rreth 48% në total ishin për zotin Këlliçi. Diçka më pak se 26% ishin për mua” – tha Alimehmeti.

I pyetur se pse nuk tentoi të bindte edhe mbështetësit e Gerti Bogdanit për të fituar garën, ai dha këtë sqarim.

“Aty kemi të bëjmë me një balotazh matematikor të padiskutueshëm. Por, në analizën dhe gjykimin tim dhe të stafit tim, aty nuk ka një balotazh politik. Ju merrni të mirëqenë që do të vijë po e njëjta popullatë në votime, që nuk është. Merrni të mirëqenë që votat e zotit Bogdani, do të kalonin të gjitha te unë. Edhe sikur kjo të ndodhte do të duheshin edhe të tjera” – tha mjeku.

Ai u pyet edhe nëse do të pranojë të jetë nënkryetar i bashkisë nëse Këlliçi merr bashkinë e Tiranës.

“Duhet të mendojmë tani nga koha në kohë. Zoti Këlliçi i pari. Duhet të fitojmë Bashkinë e Tiranës. Këtu nuk ka asnjë lloj diskutimi, në momentet e duhura do të bëjmë diskutimet e duhura. Ky moment ishte për të treguar se nuk kemi krisje me njëri-tjetrin.

Unë shkova për kryetar bashkie në Primare. Unë kam thënë qartë se do të ndihmoj çdo kandidat pa asnjë fije interesi. Mos të ngatërrojmë sondazhet me rezultatet e Primareve. Sondazhet kanë problematika se shumë mund të mos jenë farë në Tiranë. Sondazhi është popullatë në tërësi, ditën e votimit erdhën 8 mijë vota” – tha Alimehmeti. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. I vetmi qe mund te rrezikonte velon. Ishte doktori.
    Me kellicin jo shans po as ja vlen ta diskutoj fare.
    Nuk e kuptoj pse nuk u japim shanse njerzve qe e kan nje shans. Se cfar ndodh, nuk e mar vesh.

  2. Ky doktori goxha qytetar,por nuk ka stofin e nje politikani dhe smud te dilte perballe nje ofeceri te larte te sorres. Mbase Kelliçi ia u di me mire manovrat dhe pikat e dobta mafjes neoliberiste. Gjithesesi mbetet per tu pare ne vijim.

  3. Terheqja eshte nje forme servilizmi. Ke hyre ne nje gare dhe duhet ti shkosh deri ne fund. Analiza e doktorit ne kete rast nuk qendron.
    Nga ana tjeter mendoj qe doktori do merrte me shume vota se Kellici perballe Veliajt. Kellici eshte kandidat politik. Kudo qe shkon , cfaredo qe thote e ndjek hija e Berishes dhe Metes pas.
    Ka qene me qytetar. Duke qene kandidat i PD, patjeter duher te jete mirenjohes , por jo i varur koke e kembe sic po duket se fundmi ne cdo prononcim apo deklarate. Eshte radikalizuar dhe nuk i shkon
    Doktori ka qasje tjeter, vjen mirefilli nga shoqeria civile. Do thithte gjithe pakenaqesine e krijuar nga Veliaj.

    1. Njerezit jane zhgenjyer nga kandidatet me profil teresisht poltik.
      Behet fjale per administratorin e taksave te qytetareve dhe zgjidhjen e shqetesimeve te tyre.
      Cfare mund tu ofroje Kerrici per kete?
      Do beje ca fjalime patetike, shaj paraardhesin e lavdero epoken e ndritur te Sales? C’di tjeter ai ? Ne se vertete di dicka, pse sna e ka demostruar deri tani.?
      Ne se duhet profil i paster politik, pse nuk kandidon vete Sala apo Meta?

  4. Me vjen keq qe vota ime per zgjedhje do iki kot. Do kishe nje vot me shume nga e majta po te ishe ti kandidat i PD.

  5. Per hir te se vertetes qe kur doli ne skene si kandidat i mundshem ky Zoteria m’u duk si nje idjot i dobishem.

    Si mund te ngaterrohesh me nje levizje te diskretituar si Foltroja me ne krye nje politikan akoma me te diskretituar si Berisha?!

    Sado qellime te mira te kesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *