• |
ide | kryesore

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për mbrojtjen e martesave të të njëjtës gjini

-Instant, Lajme, Planet
SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve



Dhoma e Përfaqësuesve dha miratimin përfundimtar për legjislacionin që mbron martesat mes të njëjtës gjini. Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta nënshkdruajë menjëherë projektligjin, i cili kërkon që të gjitha shtetet të njohin martesat mes të njëjtës gjini. Në një deklaratë pas votimit, Biden e quajti legjislacionin një “hap kritik për të siguruar që amerikanët të kenë të drejtën të martohen me personin që duan”. Ai tha se legjislacioni ofron “shpresë dhe dinjitet për miliona të rinj që mund të rriten në të gjithë këtë vend duke e ditur se qeveria e tyre do të njohë dhe respektojë familjet që ata ndërtojnë”.

Legjislacioni u miratua 258-169 me 39 vota republikane. Ai do të mbrojë gjithashtu martesat ndërracore duke u kërkuar shteteve të njohin martesat e ligjshme pavarësisht nga “gjinia, raca, përkatësia etnike ose origjina kombëtare”. Pas muajsh negociatash, Senati e miratoi projektligjin javën e kaluar me 12 vota të republikanëve.

Demokratët e çuan projektligjin me shpejtësi në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat. Kjo erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë në qershor që përmbysi të drejtën federale për abortin. Ndërsa shumë republikanë parashikuan se kjo nuk kishte gjasa të ndodhte. Ata thanë se projektligji ishte i panevojshëm. Ndërkohë demokratët dhe mbështetësit e projektligjit thanë se ai nuk duhet t’i lihej rastësisë.

Projektligji është “një triumf i lavdishëm i dashurisë dhe lirisë”, tha kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.

Para votimit, disa anëtarë homoseksualë të Kongresit folën për domethënien e këtij ligji federal për ta. Ligjvënësi Mark Pocan, demokrat nga Viskonsin tha se ai dhe burri i tij duhet të jenë në gjendje të vizitojnë njëri-tjetrin në spital ashtu si çdo çift tjetër i martuar. Ata mund të marrin përfitime bashkëshortore pavarësisht gjinisë. .

Legjislacioni humbi njëfarë mbështetje nga republikanët që nga korrik. 47 republikanë votuan për të – një shfaqje e fuqishme dhe e papritur e mbështetjes që nisi negociatat serioze në Senat. Megjithatë shumica e atyre ligjvënësve qëndruan të vendosur duke votuar pro projektligjit. Udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy votoi kundër./VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *