• |
ide | kryesore

Sulmohet me armë policia në Zveçan, lëndohet efektivi në veriun e Kosovës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Kosovës tha se një pjesëtar i saj është plagosur në një sulm i armatosur në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Si pasojë e incidentit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.

Sipas PK-së, ata kanë qenë në patrullim kur janë sulmuar nga persona të armatosur, nga një automjet i tipit Audi.

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës shtoi prezencën e saj në veri. Kjo nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit. Këta të fundit e cilësuan këtë si “pushtim të veriut” nga Prishtina. Në një njoftim të policisë thuhet se “përparësi e saj është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, ditëve në vijim do të shtojë praninë policore në veri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *