• |
ide | kryesore

Ulen sërish çmimet e naftës dhe benzinës në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vend, nafta, Bordi i Transparencës



Bordi i Transparencës uli sërish sot çmimet e karburanteve në vend.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë. I shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 09 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.



1 Comment

  1. Tallje bythe me shqiptaret ne kete fare grade nuk eshte pare ndonjehere. Them nuk eshte pare ndonjehere sepse jane dy palaco qe e realizojne kete tallje, i gjati dhe qeti !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *